Lajme

Kocijançiq: Sa më parë të vazhdojë dialogu

Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 18 January 2018

Bashkimi Evropian përshëndet marrëveshjen midis presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimi mes dy palëve në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviq do të jetë i rëndësishëm për policinë e Kosovës dhe organet hetimore, është thënë në Bruksel për Tanjug.

“BE përshëndet komunikimin direkt telefonik të presidentit Vuçiq dhe presidentit Thaçi dhe marrëveshjen e tyre për vazhdimin e dialogut, të cilin e ndërmjetëson BE, përkatësisht që të vazhdojë normalizimi i marrëdhënieve”, ka thënë zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq për Tanjug.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera