Lajme

Kocijançiq për deklaratat e Haradinajt: Ndërhyrjet politike nuk janë të dobishme

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 16 May 2017

Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri,  Maja Kocijançiq, ka vlerësuar se deklaratat që mund të interpretohen si ndërhyrje politike në vendet fqinje, nuk janë të dobishme në ndërtimin e marrëdhënieve të shëndosha në Ballkanin Perëndimor, shkruan Radiokim, transmeton Klan Kosova.

“BE-ja mbështet vazhdimisht parimet e pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor. BE pret nga gjithë rajoni të vazhdojnë ndërtimin e marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunuese, si dhe intensifikimin e programeve dhe reformave që çojnë drejt integrimit evropian” ka thënë Kocijançiq.

Ndërsa i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Brukseli do të duhej të rregullonte punët në mes të Kosovës dhe Serbisë

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera