Lajme

Kocijançiq: Dialogu Kosovë-Serbi po zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në

Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 08 October 2017

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, që po zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, gjithmonë e ka pasur përkrahjen e Shteteve të Bashkuara dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tej, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.

“SHBA-të gjithmonë e kanë përkrahur dialogun, i cili po ndërmjetësohet nga BE-ja dhe bashkërisht do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë në Ballkanin Perëndimor”, tha Kocijançiq, për agjencinë “Beta”,  duke komentuar deklaratat e zyrtarëve shtetëror të Kosovës dhe mediave për përfshirjen e SHBA-ve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell Telegrafi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar gjatë kësaj jave se nga zëvendëspresidenti Amerikan, Mike Pence. /Telegrafi/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera