Lajme

Kocijancic: Rruga e Serbisë në BE varet nga raportet e saj me Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 04 July 2017

Shpejtësia dhe data e hyrjes së Serbisë në BE varet kryesisht nga përparimi i Serbisë në zbatimin e reformave dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, ka thënë për “Tanjug”, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje ka kërkuar nga kreu i diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, qasje të përshpejtuar të pranimit të Serbisë në BE.

Kur pyeti për kushtet e këtij përshpejtimi, në Komisionin Evropian thonë se si kusht kryesor mbetet Kapitulli 35 për normalizimin e raporteve me Prishtinën, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Ajo shtoi se BE ka konfirmuar perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor e cila, sipas saj, është në interes të vetë BE-së.

“Përpjekjet për reforma në Serbi kanë nisur të shpaguhen, gjë që shihet me rritjen e investimeve të huaja”, ka shtuar Kocijancic. .

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera