Lajme

Kociançiq: S’ka tolerim të korrupsionit në EULEX

Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 16 November 2017

Zëdhënësja e shefes së diplomacisë evropiane, Maja Kociançiq deklaroi sot se Bashkimi Evropian nuk toleron sjelljen e papërgjegjshme.

Ajo këtë deklaratë e ka bërë me rastin e intervistës së gjyqtarit të EULEX-it, Malcolm Simons për “Mond”, në të cilën ai thotë se ka dhënë dorëheqje për shkak të korrupsionit në mision.

“BE dhe misioni saj për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, bëjnë politika që kanë tolerancë zero ndaj pohimeve për sjellje të papërgjegjshme dhe anëtarët e këtij misioni janë përgjegjës për veprimet e veta”, ka thënë Kociançiq për mediat e huaja.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera