Lajme

Koci: Vuçiq takohet me përfaqësues të Speciales, liderët tanë s’e kanë as informatën më të vogël për të

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 15 July 2017

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci, ka shkruar në Facebook se presidenti i Serbisë po realizon takime me përfaqësues të Gjykatës Speciale, ndërsa liderët politik kosovarë s’kanë kurrfarë informatash rreth saj.

“Derisa presidenti serb, Aleksandar Vuqiç, takohet me përfaqësuesit e Gjykatës Speciale, dhe zotohet se do t’ju japë ndihme gjithëpërfshirëse, përfaqësuesit e organeve relevante të shtetit tonë, nuk e kanë as informacionin më të vogël se çka po ndodh, edhe pse formalisht, Gjykata Speciale është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës”, ka shkruar Koci, njofton Klan Kosova.

Koci ka shtuar se nuk bën të qëndrohet duarkryq kur pala serbe po bënë gjithçka që është e mundur për ta kundërshtuar pavarësinë e Kosovës dhe njollosur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

-Advertisement-

“Interesi i jonë është që të hetohet çdo dyshim, për krimet eventuale monstruoze që janë paraqitur në raportin e Dick Martyt. Por, assesi nuk mund të qëndrojmë duarkryq, kur po e shohim se ata me të cilët luftuam, me këtë rast po mendoj nē mbetjet e regjimit millosheviqian, e jo në popullim serb, po punojnë aktivisht kundër pavarësisë së Kosovës.Të njëjtit, kanë interes esencial që luftën e UÇK-së ta njollosin sa më shumë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera