Lajme

Koci thotë se familja e ka autorizuar për tërheqjen trupit të Faton Hajrizit nga Serbia: Sapo të informohem ku është trupi i të ndjerit, do të nisem

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 23 July 2024

Avokati Arianit Koci është autorizuar nga familja e Faton Hajrizit për tërheqjen e trupit nga Serbia.

Këtë e ka konfirmuar avokati për Gazetën Express.

“Menjëherë kanë nisur menjëherë kontaktet me autoritetet e Beogradit. Jam në koordinim me shefin e Zyrës së Kosovës në Beograd, Jetish Jashari:, ka thënë Koci për Express.

-Advertisement-

Sipas tij, ende nuk dihet vendi se ku është trupi i Faton Hajrizit.

“Disa procedura i kemi kryer. Kam kontaktuar edhe me Institutin e Mjekësisë Ligjore atje, ende nuk e kemi identifikuar se ku është trupi i të ndjerit. Na dhanë si opsion Beograd, Shid ose Novi Sad, posa ta marrë vesh këtë informacion unë do të nisem, shpresoj se nesër apo më së largu pasnesër dhe pastaj vazhdojmë tutje me procedura”, tha ai.

Autorizimi i Kocit nga familja e tij vjen pasi ai vet ka shprehur gatishmërinë publike dhe humanitare, që nëse autorizohet nga familja Hajrizi dhe shteti i Kosovës, do të niset për Serbi, për ta zbardhur çështjen, të vërtetën, identitetin dhe mbi të gjitha për të kërkuar kthimin e kufomës në Kosovë, gjegjësisht tek familja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera