Lajme

Koci takohet me ambasadorin Jetish Jashari në Beograd

Autori: Gazeta inFokus 22:07 | 25 July 2024

Koci takohet me ambasadorin Jetish Jashari në Beograd

Avokati Arianit Koci ka udhëtuar drejt Serbisë në përpjekjen e tij për të gjetur dhe transferuar për në Kosovë trupin e Faton Hajrizit.

Koci përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se është takuar me ambasadorin e Kosovës në Beograd, Jetish Jashari.

-Advertisement-

Kujtojmë se nga Serbia, avokati Koci në një përgjigje për T7 ka thënë se fillimisht ka qenë për vizitë në morg dhe se ndodhet në stacionin policor të Lloznicës aty ku ka ndodhur edhe vrasja e Faton Hajrizit.

Avokati Koci ka sqaruar se në stacionin policor të Lloznicës ndodhet për orë të tëra.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera