Lajme

Koalicioni PDK-AAK-NISMA tërhiqet nga debati televiziv për demarkacionin

Autori: Gazeta inFokus 21:46 | 23 May 2017

Me arsyetimin se formati i emisionit nuk i përshtatet kërkesës së tyre, koalicioni mes PDK-së, AAK-së dhe NISMA për Kosovën, nuk ka pranuar të marrë pjesë në Magazinën Zgjedhore në Klan Kosova, raportoi televizioni.

Zyrtarët e këtij koalicioni kanë kërkuar që në debat të ketë pjesëmarrës nga përfaqësues të secilës parti – rrjedhimisht kanë kundërshtuar formatin e debatit.

Por ftesën e kanë pranuar Skënder Hyseni nga koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës – Aleanca Kosova e Re – Alternativa dhe Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera