Koalicioni PAN me më së shumti shkelje në zgjedhje – U gjobit 158 mijë euro
Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 27 July 2017
Koalicioni PAN prin në listën e partive të gjobitura për shkelje të kodit të mirësjelljes për zgjedhjet e 11 qershorit me gjithsej 158 mijë euro.
Pas PAN-it renditet koalicioni LAA me 71 mijë e 700 euro, kurse Lëvizja “Vetëvendosje me 66 mijë euro.
Asnjë nga partitë politike, pjesëmarrëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit në Kosovë, nuk kanë shlyer gjobat e shqiptuara nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Ndonëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare u vlerësuan se kanë kaluar pa ndonjë parregullsi që do të cenonte integritetin e zgjedhjeve, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa(PZAP) ka pranuar 354 ankesa , derisa për shkelje të kodit të mirësjelljes, ka gjobitur subjektet politike me gjithsej 348 mijë euro.
Mul Desku, kryesues i Sekretariatit në PZAP, për Radion Evropa e Lirë, tregon se deri më tani është paguar vetëm një shumë e vogël nga gjobat e shqiptuara.
“Shuma e përgjithshme e gjobave që PZAP ka shqiptuar ndaj subjekteve politike është gjithsej 348,9 mijë euro. Prej kësaj shume, subjekti politik apo koalicion Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, (koalicioni PAN) ka paguar mbi 10 mijë euro, kurse subjektet tjera nuk kanë paguar asnjë gjobë”, tha Desku.
Sipas PZAP-it, koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës është gjobitur me 158 mijë euro. Koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativës është gjobitur me 71 mijë e 700 euro, kurse Lëvizja “Vetëvendosje me 66 mijë euro.
Përfaqësues të shoqërisë civile, ndërkaq, pohojnë se partitë politike duhet t’i fshijnë borxhet, për shkak se nuk mund të certifikohen për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 22 tetor, në 38 komunat e Kosovës
Florent Spahija, këshilltar ligjor në Institutin Demokratik të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se të gjitha subjektet politike në bazë të ligjit janë të obliguara ta paguajnë borxhin e shqiptuar.
“Realisht, asnjë parti politike nuk mund të mbetet me borxhe të papaguara, nëse dëshiron të certifikohet për zgjedhjet e ardhshme. Kështu që, në zgjedhjet komunale, të cilat do të mbahen më 22 tetor, secila parti politike që dëshiron të certifikohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, atëherë duhet të paguajë borxhet në PZAP”, thotë Spahija.
Spahija beson se subjektet politike do të përfundojnë këtë proces, pasi në një mënyrë, sipas tij, janë të kushtëzuara nga afati i caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.
“Tashmë është një afat më i shkurtër për zgjedhjet lokale. Sikurse që zgjedhjet tjera të ishin pas katër vitesh, atëherë partitë politike do të kishin komoditetin që deri në fund të atyre zgjedhjeve të përfundojnë pagesat”, thotë ai.
Ndryshe, në bazë të rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Nisma ka fituar 34 për qind të votave, pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 27 për qind, kurse në vendin e tretë është koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativës me 25.7 për qind të votave.
Nga komunitetet pakicë, prin Lista Serbe, e cila ka fituar mbi 5 për qind të votave.
Ndërkaq, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thirrur mbledhjen e parë të Legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës, që të mbahet më datën 3 gusht.
Pas konstituimit të Kuvendit, fillon procedura e zgjedhjes së Qeverisë.
Në bazë të marrëveshjes politike është e pritshme që partia apo koalicioni fitues të propozojë mandatarin për formimin e Qeverisë së Kosovës.
Më pas, Presidenti i Republikës i propozon Kuvendit kandidatin për kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend, për të formuar Qeverinë.
Kandidati për kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit.
Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të te gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës (61 vota). /Rel
Të tjera
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...