Koalicioni LDK-AKR-Alternativa: Punësimi i rinisë do të jetë top prioritet
Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 27 May 2017
Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të shtunën në Viti, se rinia, punësimi i tyre dhe hapja e perspektivës për ta është prioriteti kryesor i Qeverisë së ardhshme që do ta krijojmë pas 11 qershorit.
“Kemi përgatitur një program qeverisës bashkë me partnerët tanë, prej njerëzve më të mirë që i kemi brenda në listë dhe që i ka Kosova. Ky është ekipi që do të qeverisë Kosovën në të ardhmen me duar të pastra. Programi ynë ka prioritet rininë, punësimin e tyre dhe hapjen e perspektivave të reja”, ka thënë Hoti.
Ai ka shtuar se ka marrë bekimin e gjithë strukturave të LDK-së, themeluesve dhe protagonistëve kryesor të partisë, për të ndërtuar një program dhe ekip që do ta zhvillojë Kosovën, do ta zhdukë korrupsionin, dhe do ta dërgojë vendin tonë atje ku e ka vendin, në familjen evropiane.
“Ne do t’i përkrahim pa asnjë dallim të gjithë të rinjtë dhe të rejat. Do të hapim rrugën për të rinjtë dhe të rejat që të kenë qasje në institucionet arsimore në gjithë botën për të na sjellë më pas përvojat më të mira të zhvillimit në vendin tonë”, ka thënë Hoti.
Ai ka thënë se lista e koalicionit nga numri 1 deri në 110, është secili më profesional dhe më i pastër se tjetri.
“Lista e LDK-së dhe partnerëve përfaqëson kulturën demokratike të kujdesit ndaj institucioneve, traditën tonë të pasur politike, por edhe perspektivën, rininë tonë e cila është e vendosur më mirë se kurrë në listën tonë zgjedhore”, ka thënë Hoti.
Ai ka shtuar se gjatë dy vite e gjysmë në qeveri kam biseduar me qytetarët anekënd Kosovës, me të rinj dhe të moshuar dhe të gjithë njëzëri janë pajtuar se papunësia është problemi ynë kryesor.
“Ne kemi ndërtuar një program të qeverisjes së mirë, kemi krijuar 41 mijë vende të reja të punës në dy vitet e shkuara dhe do të krijojmë edhe aq në dy vitet e para të mandatit qeverisës”, ka thënë Hoti.
Ndërsa, Sokol Haliti, kryetar i Vitisë, ka thënë se lista e LDK-së me kandidatë për deputetë është lista më e mirë që ka pas ndonjëherë një parti politike pas lufte, është lista më e pastër, më profesionale e cila garanton prosperitet dhe progres, integrime euroatlantike, zhvillim ekonomik dhe perspektivë për rininë.
“Ne jemi të vendosur Viti, sikur edhe në gjithë Kosovën që më 11 qershor të shënojmë fitoren më bindëse që është shënuar ndonjëherë”, ka thënë ai.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...