Lajme

Koalicioni kundër Erdogan me Greqinë në qendër, edhe Kosova në kombinim

Autori: Gazeta inFokus 18:38 | 23 October 2020

Një plan i ri për multilateral kundër ekspansionismit të Turqisë së Recep Tayyip Erdogan, ka filluar të marrë formë. Rauf Baker gazetar dhe hulumtues në The Begin Sadat Center For Strategic Studies, thotë se një bllok i shteteve mesdhetare bashkë me rajonin e Ballkanit, të ndihmuar nga Izraeli edhe vendet europiane, me Greqinë në krye do të konfrontojnë ambiciet e Erdoganit për dominim. Greqia duket se tashmë ka filluar ta implementojë këtë plan nëpërmjet kryediplomatit të saj, i cili kreu një mori vizitash, nga Iraku deri në Prishtinë, ku foli për “vendosjen e marrëdhënieve diplmatike mes dy vendeve”.

Pas njohjes së Kosovës nga Izraeli që u shpallë më 4 shtator në SHBA, nisi të flitej me të madhe edhe për njohjen e Kosovës nga Greqia, sidomos pasi delegacioni amerikan që kishte në fokus implementimin e marrëveshjes Kosovës -Serbi, e nisi vizitën në rajon pikërisht nga Greqia nga ku erdhi në Prishtinë.

Fill pas kësaj vizite të amerikanëve që në Athinë shkuan në kulm të përplasjeve Ankara -Athinë përfshirë edhe vizitën e Sekretarit Pompeo që i doli në krah grekëve, në Kosovë u shfaq Ministri i Jashtëm i Greqisë i cili tha se në Prishtinë po vjen me urdhër të shefit të tij, Kyriakos Mitsotakis, i cili ato ditë befas i telefonoi edhe kryeministrit Avdullah Hoti. Derisa mundësia e njohjes së Kosovës po diskutohet në kuloare, kryediplomati grek Nikos Dendias, në Prishtinë kur u pyet për këtë dha një deklaratë interesante që lë mundësi për interpretime. “Kjo është çështje e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike” pa elaboruar më tej.

-Advertisement-

Përveç Kosovës, Dendias nuk vonoi qëndroi edhe në Tiranë. Atje tha se Greqia do ta shfuqizojë shpejt ligjin e luftës që ka rënduar marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërkohë që bashkë me Kryeministrin Rama bëri me dije se çështje e kufirit detar do të trajtohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Por, çfarë roli po i përshkruhet Greqisë tani dhe a mund ta bëjë ajo këtë pa e njohur Kosovën dhe pa rregulluar marrëdhëniet me Shqipërinë.

Në një shkrim me titull “7+3 : Greqia si pjesë e Bllokut Mediteran”, Rauf Baker, gazetar e hulmtues në The Begin Sadat Center For Strategic Studies shkruan se duke i pasur parasysh lidhjet historike të Athinës me vendet e Lindjes së Mesme, Greqia është një kandidat ideal që të luaj një rol në Bllokun e Mesdheut që do të përfshinte Izraelin, Shtetet e Gjirit dhe vende europiane, me synimin që të zbrapsen ambiciet ekspansioniste të Turqisë.

Sipas këtij shkrimi, pjesëmarrja e Greqisë mund t’i ndihmojë rajonit që ta arrijë potencialin ekonomik dhe politik.

“Duke pasur parasysh intervenimet e Turqisë në çështjet e më shumë se të një shteti dhe kërcënimet potenciale që përbëjnë ambiciet e saj për të ardhmen e rajonit, interesat strategjike të Izraelit dhe të disa shteteve arabe, veçmas të Emirateve të Bashkara Arabe dhe Arabisë Saudite, nxitet nevoja e përforcimit të marrëdhënieve ndërmjet këtyre vendeve për ta shuar agresivitetin turk”.

Baker, gazetar e hulumtues në The Begin Sadat Center For Strategic Studies shkruan se “Greqia ndoshta është vendi më i duhur për ta ndihmuar këtë bashkëpunim”

Sipas tij, Jerusalami dhe Athina i kanë forcuar raportet e tyre në dekadën e fundit paralelisht me përpjekjet e përbashkëta të lobit grek dhe izraelit në SHBA të cilat kanë themeluar Kongresin e Aleancës Israelito – Helenike, në vitin 2013.

Po ashtu është rritur edhe bashkëpunimi ushtarak ndërmjet dy vendeve, Izraeli ka dërguar një atashe ushtarak në Athinë.

“Një bashkëpunim tjetër është ai energjetik. Pasi të kompletohet Interkonektori Euraziatik , një sistem i planifikuar për të lidhur rrjetet elektrike të Izraelit, Qipros dhe Greqisë me rrjetin europian, kjo do të jetë kablloja më e gjatë nëndetare e energjisë në botë. Në vitin 2015 Izraeli dhe Greqia kanë nënshkruar një marrëveshje për trajnimin e dy ushtrive në të dy vendet” shkruan Baker.

Gazetari ka përmendur edhe lidhjet e arabëve me grekët që janë të shumta, nisur nga historia gjeogragia kultura dhe ushqimi.

“Për shumë dekada, Greqia ka mbështetur qëndrimet e arabëve në arenën ndërkombëtare dhe shtetet arabe e kanë kthyer këtë favor duke refuzuar njohjen e Republikës Veriore turke të Qipros pavarësisht se Turqia ka përdorur kartën e religjionit. Lokacioni gjeografik i Greqisë po ashtu mund të jetë faktor kyç për tërheqjen e vendeve të Lindjes së Mesme drejt një marrëdhënieje të vendosur me Athinën. Ky lokacion ka një rëndësi të madhe strategjike në dy aspekte: Greqia është një shtet i BE’së dhe mund të luaj rolin e aleatit në dhe zërit politik dhe ekonomik në Bruksel si dhe është vend ngjitur me Gadishullin Ballkanik, që mund t’i japë asaj staturën për t’i konfrontuar ambiciet ekspansioniste të presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan” thuhet më tej në analizë.

Në këtë aspekt, analizohen edhe relacionet e Turqisë me Ballkanin, ku thuhet se “nuk është sekret se Ankaraja gëzon një influencë të rëndësishme në Bosnjë, Kosovë dhe Shqipëri për shkak të lidhjeve fetare dhe historike”.

“Sido që të jetë, Greqia mund të jetë dritarja e arabëve dhe izraelitëve për t’iu afruar Ballkanit. Bashkë, ata mund të hulumtojnë mundësi më të mëdha bashkëpunimi me rajonin, veçmas duke i pasur parasysh lidhjet e thella të Athinës me Serbinë dhe përmirësimin e raporteve me Maqedoninë e Veriut, që të dyja vende me shumë ortodokse si Greqia. Arabia Saudite dhe EBA u ndihmuan boshnjakëve gjatë luftës për pavarësi dhe njohën pavarësinë e Kosovës si dhe mbështetën anëtarësimin e Sarajevës dhe Prishtinës në Organizatën e Konferencës islamike. Izraeli ka votuar në favor të pranimit të Bosnjës në OKB në vitin 1992 dhe së voni ka shënuar një arritje dramatike, ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Kosovën” thekson më tej autori.

Tensionet janë shtuar së voni në ujërat e Mesdheut Lindor, ku Erdogani është duke e eskaluar garën për rezervat e energjisë duke ndjekur një politikë armiqësore të kërkimit të gazit, shkruan autori në The Begin Sadat Center For Strategic Studies.

Iniciativa rajonale për ta gjunjëzuar aventurizmin tirk është duke u bërë vitale më shmë se çdo herë, thuhet tutje.

“Derisa Greqia është esenciale në këtë kontekst, është thelbësor hartimi i një plani për një bllok arabo – mediteran që mund ta përfshijë Francën, Italinë, Greqinë, Qipron, Izraelin, Egjiptin, Arabinë Sauditë, EBA’n, Bahranin (një vend fqinj i Iranit që së voni ka njohur Izraelin) dhe Libinë (përjashto forcat ekstremiste). Një bllok I tillë mund të etablojë një vizion të qartë për të ardhmen e rajonit dhe aspekte të ndryshme të bashkëpunimit politik dhe investimet reciproke në mënyrë që ato do t’i shërbenin secilit vend dhe do të arrinin duke qëllimet rajonale. Kjo Aleancë, që mund të quhet 7+3, si një referencë për 7 vendet e Mesdheut plus EBA, Arabia Saudite dhe Bahreini, do të funksiononte si një barrierë kundër përpjekjeve të Ankarasë për eksploatimin e resurseve natyrore” theksohet në shkrim.

“Për të dyja palët izraelitët dhe arabët, investimi në relacionet me Athinën në të gjitha nivelet në kuadër të një koalicioni më të gjerë duhet të shihet si një investim afatgjatë strategjik që fillon në Lindjen e Mesme dhe Mesdhe, kalon nëpër Ballkan, dhe zgjerohen në pjesën tjetër të Europës” përfundon analiza e The Begin Sadat Center For Strategic Studies.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera