Koalicioni fitues do ta ketë problem formimin e Qeverisë
Autori: Gazeta inFokus
08:43 | 25 Maj 2017
Njohësi i proceseve politike në vend, Behxhet Shala, ka thënë se gara zgjedhore e 11 qershorit do të jetë interesante.
Ai ka mirëpritur largimin nga listat zgjedhore të individëve që kanë probleme me ligjin dhe nuk pret se kjo do të ketë ndikim në votën e elektoratit. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Shala ka vlerësuar se koalicioni PDK-AAK-Nisma dhe kandidati i tij për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka një përparësi për t’i fituar zgjedhjet. “Ramushi ka gjasa më tepër që të bëhet kryeministër”, është shprehur ai. Por, sipas tij, ky koalicion do ta ketë problem formimin e Qeverisë së re.
Shala thotë se pas zgjedhjeve të 11 qershorit do të ketë zhvillime interesante, pasi sërish ndërkombëtarët do të ndërhyjnë për ndërtimin e një koalicioni, i cili për detyrë kryesore do ta ketë shtyrjen përpara të marrëveshjeve të arritura deri më tani.
“Epoka e re”: Z. Shala, si e komentoni përmbajtjen e listave zgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit?
Shala: Listat kanë qenë të pritshme por, në krahasim me vitet e kaluara, ka një përparësi, sepse listat janë pastruar nga ata që kanë probleme me ligjin. Në këtë drejtim, PDK-ja ka bërë sakrificën më të madhe duke larguar ata që duhet të sqarohen me ligjin. PDK-ja ka larguar disa persona që i kanë sjellë shumë vota, por të cilët mund të rehatohen në një kombinim tjetër. Kurse LDK-ja i ka lënë jashtë listës ata që e kanë kundërshtuar Isa Mustafën. Ndërsa Vjosa Osmani e Arben Gashi janë ranguar larg prej pozicioneve të mëparshme. LDK-ja i ka zhvendosur ata që e kanë kundërshtuar Mustafën dhe vendimet e partisë, e kjo ka qenë e pritur. Për mua ka qenë befasi si ka pranuar Vjosa të jetë sërish pjesë e listës pas gjithë atij opozitarizmi brenda LDK-së. Edhe Shpejtim Bulliqi e ka ditur që nga fillimi se nuk mund të jetë pjesë e listës për shkak të qëndrimit të tij ndaj demarkacionit. Çdo parti i ka rregullat e veta të cilat duhet të respektohen. Kurse sa iu përket prurjeve të reja, ato i kanë pasur disa kushte dhe nuk kanë ardhur pse e kanë dashur LDK-në apo një parti tjetër. Një prej këtyre kushteve ka qenë rangimi diku në krye të listës. Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje! e ka bërë një listë të fuqishme duke i futur brenda saj të gjithë ata që mund të sjellin vota. Vetëvendosja! po luan me formacionin e parë për të fituar sa më shumë vota, por një pjesë e madhe e tyre nuk do të jenë deputetë, meqë do t’u kthehen pozitave të tyre. AAK-ja ka bërë një listë tradicionale. Kurse te Nisma mendoj se Fatmir Limaj nuk është dashur të jetë në listë, por është vendim i tij. Ndërkaq AKR-ja dhe Alternativa nuk kanë pasur problem, sepse krejt anëtarësinë i ka futur në listë.

T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
































