Lajme

Koalicioni AAK-PSD prezanton plan programin

Autori: Anita Krasniqi 18:59 | 11 September 2019

Kryetari i AAK-së njëherësh edhe kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj dhe lideri i Partisë Socialdemokrate Shpend Ahmeti janë duke bërë prezantimin e programit qeverisës për katër vjetët e ardhshme para qytetarëve në Biblotekën Kombëtare në Prishtinë.

Besnik Tahiri nga AAK-ja ka thënë se ky është një program i koalicionit fitues në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Në programin tonë ka zhvillim ekonomik, zhvillim të drejtësisë, forcimin e partneritetit me ndërkombëtaret si dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës në 100 për qind. Kosova ka përcaktuar objektivat e veçanta në arritjen e synimit 100 për qind shtet”.

-Advertisement-

Tahiri ka cekur edhe vendimet që janë marrë gjatë qeverisjes së kaluar,shkruan inFokus/

“Ne kemi arritur që me vendimet e marra për vendin tonë të përmbyllim etapën më të vështirë që për 20 vjet, ushtrinë e Kosovës, ligjet që kanë munguar për shumë vjet, s’jemi ndalur në rrafshin e brendshëm kemi konsoliduar mekanizmat e shoqërisë siç janë përkujdesjet për kategoritë e shoqërisë, tregun dhe mbrojtjen e tregut me 100 për qind taksë”.

Ai foli edhe për punësimin me të njofshëm që bëhet në Kosovë por sipas tij “ Ramush Haradinaj ia ka dhënë plumb ballin kësaj”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera