Lajme

Koalicioni me AAK-në e NISMA-n përmbysë rezultatin e PDK-së në bastionet e saj! (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 18:48 | 16 June 2017

Komuna e Skenderajt dhe ajo e Drenasit të cilat njihen si bastione të Partisë Demokratike të Kosovës i kanë sjellur dhjetëra mijëra vota më pak se sa në zgjedhejt e kaluara kësaj partie e cila në zgjedhjet e 11 qershorit garoi në koalicion me AAK-në dhe NISMA-n.

Bazuar në të dhënat përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve PDK-AAK-NISMA, si parti të ndara në zgjedhjet e vitit 2014 në Komunën e Skenderajt dhe të Drenasit kanë marrë në total 45 mijë e 790 vota.

Ndërsa në zgjedhjet e fundit, bazuar në të dhënat preliminare të KQZ-së, në Skenderaj e Drenas koalicioni PAN ka arritur të marrë vetëm 29 mijë e 776 vota, kështu duke përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit të kaluar me 16 mijë e 14 vota më pak, raporton GazetaBlic.com

-Advertisement-

Më poshtë mund t’i shihni rezultatet zyrtare të KQZ-së për këto dy komuna:

Të dhënat preliminare të KQZ-së për zgjedhjet e vitit 2017
Të dhënat preliminare të KQZ-së për zgjedhjet e vitit 2017
Të dhënat përfundimtare të KQZ-së për zgjedhejt e vitit 2014

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera