Lajme

Koalicion me Levican: Blerim Latifi ka një paralajmërim për shqiptarët e Maqedonisë

Autori: Gazeta inFokus 23:12 | 07 November 2021

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka komentuar lidhjen e një koalicioni të gjerë opozitar në Maqedoni të Veriut, në mesin e të cilave janë edhe disa parti shqiptarë dhe partia e quajtur Levica(E majta).

Latifi ka thënë se kjo parti mbjell frymë anti-europiane, anti-shqiptare dhe me gjasë është krijesë e Rusisë për të destabilizuar Ballkanin. Ai ka edhe një paralajmërim për shqiptarët, të cilët janë etnia e dytë më e madhe në këtë shtet.

“Një parti e ekstremit të majtë në Maqedoninë e Veriut ka dalë në skenë. Me emrin Levica ( E Majta), ajo po afirmon qëndrime të hapura antishqiptare, antiperëndimore, anti Nato dhe anti marrëveshjes se Prespës me Greqinë. Qëndrime këto që reflektojnë saktësisht interesat ruse në Ballkan. Gjë që lë të kuptohet se është krijesë tipike e parave që Rusia shpërndanë gjithandej për të ushqyer forcat e destabilizimit të rajonit dhe të Europës. Tradicionalisht partitë e ekstremit të majtë në Europë janë financuar nga Bashkimi Sovjetik. Putini i është rikthyer përsëri kësaj praktike. Për turpin e tyre, partitë opozitare shqiptare qenkan marrë vesh për të hyrë në koalicion me këtë parti ekstremiste maqedonase. Kjo flet vetë për faktin se ato tanimë vetëm nominalisht janë shqiptare. Ndërsa substancialisht janë gjithçka tjetër. Shqiptarët e Maqedonisë e kanë trenin e fundit: ose do t’i kthehen nacionalizmit shqiptar, ose do të përjetojnë fatin e djeshëm të shqiptarëve të Sanxhakut”, shkruan ai në rrjetin social Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera