Sport

“Knock Out”-i i vitit, humbësi pllakoset me fytyrë në tokë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 12 December 2018

Teofimo Lopez mund të quhet autori i “Knock Out”-it të vitit. Mbrëmjen e së shtunës, në “The Theater” të “Madison Square Garden”-it të Nju Jorkut, Lopez fitoi përballjen e tij ndaj Mason Menard.

Atë e arriti në mënyrën më të shpejtë të mundshme, duke shpenzuar vetëm 44 sekonda në ring.

Ishte raundi i parë i sfidës, kur Lopez shfaqi të gjithë agresivitetin e tij ndaj Menard, e pas një gjuajtjeje me të djathtën e hodhi atë në “Knock Out”. Menard u shemb me fytyrë në tokë.

-Advertisement-

Fitorja ishte e Lopezit, që e festoi ashtu siç di ai, duke bërë akrobaci në ajër, ndërkohë që vazhdon të ruajë pathyeshmërinë e tij, duke e çuar bilancin në 11 fitore, 9 nga të cilat me “Knock Out”, dhe asnjë humbje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera