Lajme

KMLDNJ reagon për rritjen e çmimit të rrymës: Rrezikon mbijetesën e qytetarit

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 25 January 2022

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar për propozimin e Zyrës së Rregullatori për Energji, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike shkruan Gazeta Infokus.

KMLDNJ kanë thënë se ZRRE po mbron interesat e qeverisë dhe ka shkelur interesin e qytetarëve.

“Me vet faktin se ZRRE ka luajtur lojë të ndyrë duke ndarë dhe ndëshkuar konsumatorë në baza etnike tregon përkushtimin t’i shërbejë politikës e cila edhe ka qenë sikur që është edhe sot tutor i të gjitha shkeljeve ligjore që i bënë kjo agjenci e ” pavarur ” që mbronë interesat e KEDS , të gjitha qeverive ndërkaq në mënyrë flagrante shkel interesin e qytetarëve të Kosovës.

Gjithashtu në këtë reagim thuhet se ZRRE ka bërë shkelje duke i liruar serbët nga pagesa.

“Rritja duhet të jetë lineare , të vlejë për të gjithë dhe se konsumatori duhet të paguaj aq sa edhe shpenzon duke përjashtuar çdo ndarje diskriminuese në grupe si 600 , 800 , 1000 1500 , 2000 etj. , që paraqet nonsens , sidomos në rrethanat aktuale. Të gjithë shfrytëzuesit e rrymës , sipas parimit kushtetues duhet të trajtohen të barabartë në të drejtat dhe detyrimet që i kanë pavarësisht përkatësisë etnike , moshës , gjinisë , fesë , bindjeve politike etj”, thuhet në reagim.

Ndërkaq, nga ky këshill kanë thënë se Qeveria e Kosovës duhet të punojë në mbrojte të interesit të qytetarëve të Kosovës, kurse deputetët e kuvendit nuk duhet ta lejojnë këtë diskriminim.

“Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojnë që ZRRE të vendosë për kategorizim diskriminues të konsumatorëve ndërsa, nëse nuk ia marrin të drejtën ZRRE që të mjelë fonde nga Qeveria e Kosovës për të pagur rrymën për serbët e Veriut të Kosovës, atëherë deputetët e Kuvendit të Kosovës do ta legalizonin aparteidin në Kosovë”, është thënë në reagimin e KMLDNJ-së./Gazeta Infokus/

Reagimi i plotë:

KËRKESA E ZRRE RREZIKON MBIJETESËN E QYTETARIT TË KOSOVËS!

Për aq sa dihet deri më tani , propozimi i ZRRE për shtrenjtim të çmimit të rrymes dhe rivendosje të tarifave ndëshkuese për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600 kW është përtej pritjeve më optimiste të KEDS , një operatori privat që përveç pasurimit jonormal gjatë privatizimit dhe inkasimit thuaja 100% , gjithashtu ka përfituar edhe nga Buxheti i Kosovës . ZRRE do të duhej të ishte e pavarur në marrje të vendimeve mirëpo , kyrrë dhe asnjëherë nuk ka qenë e pavarur dhe nuk është as sot por ka shërbyer si profaturë e vendimeve të qeverive të mëparshme sikur që i shërben edhe qeverisë aktuale.

Me vet faktin se ZRRE ka luajtur lojë të ndyrë duke ndarë dhe ndëshkuar konsumatorë në baza etnike tregon përkushtimin t’i shërbejë politikës e cila edhe ka qenë sikur që është edhe sot tutor i të gjitha shkeljeve ligjore që i bënë kjo agjensi e ” pavarur ” që mbronë interesat e KEDS , të gjitha qeverive ndërkaq në mënyrë flagrante shkel interesin e qytetarëve të Kosovës sikur që padënueshëm promovon dhe shkel të drejtat e njeriut duke ndarë konsumatorë në baza etnike , serbët janë të privilegjuar duke mos e paguar as edhe një cent të vetëm për rrymën e shpenzuar kurse konsumatorët tjerë , të të gjitha përkatësive etnike , pagues të rregulltë dënohen dhe kërcënohen me ngritje tê reja të çmimeve e që janë të papërballueshme.

Tash kur rritja e çmimit të rrymës thuaja është e pashmangshme, për shkaqe objektive dhe subjektive, i tërë angazhimi duhet të bëhet që kjo rtithe të jetë e përballueshme dhe e pranueshme për të gjitha palët. Rritja duhet të jetë lineare , të vlejë për të gjithë dhe se konsumatori duhet të paguaj aq sa edhe shpenzon duke përjashtuar çdo ndarje diskriminuese në grupe si 600 , 800 , 1000 1500 , 2000 etj. , që paraqet nonsens , sidomos në rrethanat aktuale. Të gjithë shfrytëzuesit e rrymës , sipas parimit kushtetues duhet të trajtohen të barabartë në të drejtat dhe detyrimet që i kanë pavarësisht përkatësisë etnike , moshës , gjinisë , fesë , bindjeve politike etj.

Çdo vazhdim i diskriminimit në baza etnike është mohim flagrant i shtetit të së drejtës dhe të gjithë ata që e promovojnë dhe e zbatojnë këtë diskriminim duhet të përgjigjen para ligjit për faktin se asnjë vendim politik nuk mund të jetë mbi ligjin dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. KMDLNj në reagimet e mëparshme ka sqaruar efektet zinxhirore për qytetarët e Kosovës nëse miratohet kërkesa diskriminuese e ZRRE prandaj thërret të gjthë akterët të shqyrtojnë të gjitha mundësitë për përafrim të interesave të të gjitha palëve gjithnjë duke mbrojtur , në radhë të parë interesin e qytetarëve të Kosovës që, me këtë propozim po rrezikohet seriozisht.

Qeveria e Kosovës gjithnjë duhet të jetë në mbrojtje të qytetarit të Kosovës , si shërbyes i saj e jo të sponsorisojë dhe socializojë humbjet e imagjinuara të një operatori privat siç është KEDS duke dëmtuar qytetarët të cilët , me votën e tyre i kanë dhënë mandatin. Nëse Qeveria e Kosovës e miraton kërkesën e paarsyeshme të ZRRE për shtrenjtim të madh dhe çasje diferencuese dhe raciste që e ka kjo agjensi e ” pavarur ” duke ndarë konsumatorët ekskluzivisht sipas parimit etnik, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk duhet , në asnjë mënyrë ta lejojnë këtë aq më parë që Kuvendi i Kosovës nuk i përgjigjet Qecerisë por është e kundërta.

Deputetët e Kuvendut të Kosovës, në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojnë që ZRRE të vendosë për kategorizim diskriminues të konsumatorëve ndërsa, nëse nuk ia marrin të drejtën ZRRE që të mjelë fonde nga Qeveria e Kosovës për të pagur rrymën për serbët e Veriut të Kosovës, atëherë deputetët e Kuvendit të Kosovës do ta legalizonin apartejdin në Kosovë. Deklarata e një deputeti të Kosovës se :” me pagesën e rrymës për serbët e Veriut , po e pagujmë sovranitetin e Kosovës…” përveç se është e pamoralshme dhe në kundërshtim me mandatin e deputetit, paraqet edhe shkelhe të Kushtetutes së Kosovës .

KMDLNj edhe një herë bënë thirrje që përmes një zgjidhjeje të pranueshme , të mbrohet interesi i qytetarit të Kosovës në të kundërtën do të vije te përshkallëzimi i situatës për të cilën përgjegjësia do të adresohej , me të drejtë te Qeveria e Kosovës dhe deputetët që do ta mbështetshin këtë diskriminim flagrant në baza etnike . Ashtu siç shtrenjtimi i rrymës do të kishte efekt zinxhiror për qytetarin e Kosovës duke prodhuar shtrenjtime në të gjitha segmentet, po i njëjti efekt zinxhiror do të prodhonte pasiguri politike, në fushën e sigurisë, të investimeve, punësimit dhe të tjera.

Sipas KMDLNj aktualisht duhet të bëhen dy gjëra për ta mënjanuar përshkallëzimin ; e para duhet të arrihet pajtueshmëri midis palëve për një çmim të përballueshëm dhe jodiskriminues dhe , e dyta duhet të informohet opinioni për çmimet reale për faktin se qytetarët po bombardohen me çmime që janë tmerruese ! Po bëhet një luftë e ndyrë për qëllime politike me çmimet e reja të rrymës duke e vënë qytetarin në situatë të sikletshme.

Etiketa:

Të tjera