KMLDNJ: Pro bashkëpunimit rajonal, vetëm kur të sqarohet e kaluara
Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 29 July 2021
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në një reagim pas takimit të mbajtur mes tre udhëheqësve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë sot në Shkup thotë se duhet të ketë bashkëpunim rajo
nal, por fillimisht të sqarohet e kaluara me viktimat e krimeve serbe.
“Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, ka refuzuar pjesëmarrjen me arsyetim se përmes ketij mekanizmi po bëhet përpjekja për rikthim dhe ringjallje të një Jugosllavie të re. Që të tre “baballarët” e këtij miniunioni ballkanik kanë deklaruar se : “nuk mund të mbesim peng të se kaluarës dhe se duhet të ndërtojmë të ardhmen e popujve të Ballkanit” e që ky “Minishengen ballkanik” paraqet bërthamën për jetësimin e kësaj ideje..Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia për një kohë të gjatë janë përfitues të liberalizimit të vizave madje kanë bërë hapa të mëdhenj drejt avancimit të proceseve integruese në kohën kur Kosovës, krejtësisht padrejtësisht i mohohet njëra ndër të drejtat elementare të njeriut e që konsiderohet si vlerë e shtuar nga BE, liria e lëvizjes e cila është e pamundur për faktin se Kosova është i vetmi vend në Europë që nuk i janë liberlizuar vizat, ndonëse i ka plotësuar të gjitha kriteret teknike por duket se kjo në heshtje po kushtëzohet me arritjen e një marrëveshjeje politike me Serbinë e që nuk po thuhet publikisht”.
KMLDNj shkruan se Republika e Kosovës nuk ka interes të mbyllet hermetikisht dhe nuk e bën këtë, por krahasuar me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka pësuar shumë në luftën e fundit, prandaj e ka të pamundur ta tejkalojë këtë çështje pa u sqaruar e kaluara.
“Serbia me kokëfortësi dhe arrogancë po refuzon te ballafaqohet me të kaluaren e saj kriminale, nuk dëshiron ta pranojë përgjegjësinë dhe fajësinë shumë konkrete për krimet e kryera në Kosovë: krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, deri në gjenocid. Serbia po e zbaton në praktikë ndjenjën e pandëshkueshmërisë për kriminelët e saj dhe po projekton dhe prodhon “kriminelë” në rradhët e shqiptarëve (viktimave) duke mos e pranuar as aktin fillestar simbolik siç është kërkim falja e që është vetëm hap i parë drejt normalizimit të marrëdhenieve me Kosovën. Për më keq në mënyre flagrantë po ndërhynë në punët e brendshmë të një shteti sovran dhe të pavarur duke bërë përpjekje për destabilizim afatgjatë të Kosovës përmes instrumentalizmit të pakicës serbe ne Kosovë”.
KMDLNj, viktimat i konsideron si viktima pavarësisht përkatësise etnike e fetare, bindjeve politike, kulturore, dhe statusit në shoqëri.
“Të njëjtat kritere i konsideron të domosdoshme edhe për ata që kanë urdhëruar, nuk kanë penguar apo kanë bërë krime në kundërshtim me të drejten ndërkombëtare humanitare. Me një fjalë, nuk ka të ardhme pa u sqaruar e kaluara, nuk ka të ardhme pa u siguruar drejtësi për viktimat dhe përgjëgjesi të atyre që u dëshmohet se kanë bërë krime”.
KMLDNJ thotë se duket se për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut e kaluara është lehtësisht e pranueshme kurse për Kosovën është e pamundur të pranohet në këtë formë dhe përmbajtje.
“Madje, nëse Qeveria e Kosovës nuk e përmbush detyrimin kushtetues për sigurimin e drejtësisë për të gjitha viktimave dhe përgjegjësisë për të gjithë kriminelët do të identifikohet si shkelëse e të drejtave të njeriut pë moszbatim të ligjit e që qartazi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk paraqet fare problem as ligjor e as moral. Nga e tëra kjo, Serbia vetëm i fërkon duart duke i larë si Pont Pilati për krimet e bëra në Kosovë dhe hapësirat e ish-Jugosllavisë”.
Të tjera
-
Aktakuzë ndaj dy personave, dyshohet se e detyruan një të mitur të ofrojë shërbime sek*uale
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur ...
-
Fillojnë punimet për rindërtimin e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”
Kanë filluar punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës në stadiumin “Fad...
-
Arrestohet në Shqipëri 34 vjeçari nga Peja: Po kërkohet nga Gjermania ai anëtar i organizatës krimi*ale
34 vjeçari P.A nga Peja i cili ishte në kërkim nga autoritetet gjermane për p...
-
Stano deklarohet për raportimet se Lajçaku do të marrë post të ri
Gjatë ditës së sotme u raportua se nga muaji shtator, emisari aktual i BE-së ...
-
Përmbaruesi bllokon llogaritë: 2700 punëtorë të Telekomit dhe Postës mbesin pa rroga – paralajmërojnë protestë
Sindikata e Postës dhe Telekomunikacionit ka paralajmëruar protestë për të ma...
-
Investimet për faqe te zezë të Alban Hysenit, asfalton trotuare për bandera
Një bander në mes të trotuarit të asfaltuar, janë pamjet më të reja të publik...
-
Sekuestrohen ar*më në Cermjan të Gjakovës
Më zbatim të urdhërkontrollit të lëshuar nga Gjykata, Stacioni Policor në Gja...
-
Gorçeviç: Mali i Zi do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në KiE
Ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviç, ka thënë se në...
-
Kuvendi me tri seanca plenare në javën e ardhshme
Tri seanca plenare do të mbahen në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. ...
-
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se ...
-
Aksident trafiku në Kërçovë, 3 të vd*ekur dhe 4 të lënduar
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në ora 04:50, në m...
-
Kusari-Lila: S’jemi në situatë të jashtëzakonshme që duhet medoemos të shkojmë në zgjedhje
Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e ka komentuar kërk...