KMLDNJ për sulmin ndaj Stavilecit: Mos e përdorni gjuhën e urrejtjes, mos ndërhyni në hetime
Autori: Gazeta inFokus
09:33 | 29 Gusht 2017
Këshilli për Mbrojtjen të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, ka dënuar sulmin fizik ndaj bashkëshortes së ministrit Blerand Stavileci.
“KMLDNJ duke e dënuar këtë sulm të dhunshëm ndaj znj. Vitorie Stavileci, sikur edhe në rastet e mëparshme ka kërkuar dhe kërkon hetime të shpejta, efikase, të pavarura, që nënkupton të mos paragjykohen kryesit e kësaj vepre të dhunshme dhe të mos përdoret për qëllime politike nga asnjë subjekt politik.
Paragjykimi dhe motivi i supozuar për kryesit e mundshëm të këtij sulmi të dhunshëm por edhe të sulmeve të mëhershme e që nuk janë ndriçuar paraqet ndërhyrje flagrante në punën e organeve hetuese e që është e palejueshme në një shoqëri kur kompetencat janë të ndara dhe ku nuk lejohet ndërhyrja politike apo tjetër”, thuhet në reagimin e KMLDNJ-së.
KMDLNj e gjykon si të papranueshme dhe ndërhyrje në hetime për rastin e sulmit ndaj Vitore Stavileci të drejtuesve të PDK –së në konferencën për shtyp ku sipas tyre, në mënyrë eksplicite dhe të pakundërshtyeshme u tha se sulmin e kryen “kriminelët e LV” pa u zhvilluar, pa u përfunduar hetimet dhe pa një vendim të gjykatës kompetente.
Këtë pohim të disa drejtuesve të PDK –së, KMDLNj e konsideron si paragjykim që nuk është mbështetur në asnjë provë dhe ndërhyrje në punët e hetuesisë.
“KMDLNj kërkon dhe pret nga PDK të distancohet nga këto akuza të disa drejtuesve të saj kundër një subjekti politik, të mos pengojë hetimet, të presë përfundimin e hetimeve dhe vendimin e gjykatës kompetente sepse në këtë mënyrë do t’ua mbyllë rrugët e paragjykimeve dhe do të ndihojë drejtësinë, përmes respektimi të ligjit dhe shtetit të së drejtës.
Fjalori akuzues , në të shumëtën e rasteve paragjykues , po përdoret për qëllime politike dhe kjo gjuhë e urrejtjes po e tensionon situatën duke prodhuar dhunë ndaj personave kryesisht të pafajshëm dhe të pambrojtur siç ishte rasti i sulmit ndaj znj. Vitorie Stavileci”, theksohet në reagim.

T� tjera
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...































