KMDLNj: ZRRE dhe KEDS i shpërdorin faturat e konsumatorëve, kërkon hetim
Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 15 June 2017
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj detyrimit që iu bëhet shqiptarëve dhe komuniteteve tjera t’i paguajnë faturat për rrymën e shpenzuar nga serbët në veri dhe lokalitetet tjera në Kosovë, duke thirrur autoritetet përkatëse të bëjnë hetime për këto shpërdorime dhe të merren masa në përputhje me ligjin sikur që të merren masa për kompensimin e dëmit që u është shkaktuar konsumatorëve që janë detyruar t’i paguajnë faturat e fryra dhe të falsifikuara për rrymën që nuk e kanë shpenzuar .
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë, nëpërmjet një komunikate thotë se në vazhdimësi ka reaguar në mbrojtje të drejtave të shpenzuesve të energjisë elektrike që janë dëmtuar, qoftë me fryrjen e faturave, llogaritjes së tarifave, të moskompenzimit të dëmeve që i janë shkaktuar amvisërisë dhe bizneseve deri te rastet më tragjike që kanë përfunduar me fatalitet, si pasojë e djegies së shtëpive për shkak të rrymës.
“KMDLNj ka qenë sidomos i shqetësuar për faktin se shpenzuesit e rrymës shqiptarë, boshnjakë, turq dhe të komuniteteve tjera të përkatësisë joserbe kanë qenë të detyruar t’i paguajnë faturat për rrymën e shpenzuar për serbët (në veri të Kosovës dhe lokalitetet tjera në Kosovë) që është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, shpërdorim i autoritetit dhe detyrës zyrtare, falsifikimi i faturave dhe përmbajtja e pavërtetë e faturave për shpenzime reale për qytetarët e Kosovës që janë detyruar të paguajnë për të tjerët, konsumatorë të papërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm siç janë serbët e veriut të cilët nuk i kanë lejuar punëtorët e KEDS – it t’i lexojnë njehësorët shkaku se nuk e pranojnë autoritetin e KEDS – it dhe as të institucioneve kosovare. KMDLNj pati kërkuar nga ZRRE që t’i mbrojë konsumatorët duke kontrolluar çmimet e rrymës si dhe duke hetuar ankesat e shumta të konsumatorëve kurse tash po del se ZRRE ka qenë në anën e shpërdoruesve të faturave që diskriminonin paguesit e rregulltë duke ua ngarkuar shpenzimet (faturat) e pa paguara të energjisë elektrike nga serbët e veriut të Kosovës. KEDS, në rast të tejkalimit të afatit për pagesë të rrymës në mënyrë të pamëshirshme ua ka ndërprerë rrymën qytetarëve joserbë të Kosovës përfshirë këtu kategoritë e cenueshme si pensionistët, kategoritë sociale si dhe pjestarëve të komunitetit romë, ashkali dhe egjiptas që nuk kanë pasur mundësi t’i paguajnë faturat për rrymën e shpenzuar. Zbatimi i standardeve të dyfishta në trajtimin e konsumatorëve për të njëjtat shërbime është diskriminim që është i dënueshëm , si nga aspekti i të drejtave të njeriut ashtu edhe nga aspekti ligjor”, thuhet në komunikatë.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut thërret autoritetet përkatëse të bëjnë hetime për këto shpërdorime dhe ndaj tyre të merren masa në përputhje me ligjin sikur që të merren masa për kompensimin e dëmit që u është shkaktuar konsumatorëve që janë detyruar t’i paguajnë faturat e fryra dhe të falsifikuara për rrymën që nuk e kanë shpenzuar .
Faturimi i falsifikuar për energjinë, sipas KMDLNj-së, nuk është shpenzuar realisht paraqet shkelje të Kushtetutës së Kosovës dhe 5 ligjeve si dhe Neni 1 i Protokollit të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...