Lajme

KMDLNj vizitoi të ndaluarit për vrasjen e Aulon Zekës

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 18 September 2017

Monitorues të KMDLNj-së, në kuadër të mandatit të tyre vizituan Qendrën e Ndalimit në Prishtinë pas njoftimit se janë arrestuar personat të cilët dyshohen se kryen vrasjen e Aulon Zekës.

G.H , 16 vjeç, pohoi se ai ishte arrestuar të dielën më 17 shtator  në Prishtinë. Ai i pohoi KMDLNj – së se sjellja e Policisë së Kosovës ka qenë shumë korrekte dhe nuk pati asnjë vërejtje.

Në Qendrën e Ndalimit ai është njoftuar me të drejtat që i takojnë dhe nuk pati vërejtje për sjelljen e stafit. Edhe e ndaluara R.G , 15 vjeçe , u arrestua të dielën më 17 shtator pas orës 23. Në fillim është arrestuar si dëshmitare pastaj si e dyshuar për vrasje.

-Advertisement-

Ajo pohoi se ndaj saj ka pasur sjellje të mira dhe nuk pati asnjë vërejtje as në sjelljet e Policisë së Kosovës gjatë arrestimit, marrjes në pyetje por as ndaj sjelljes së stafit të Qendrës së Ndalimit.  Të dy të ndaluarit janë njoftuar me të drejtat që u takojnë dhe aktualisht kanë të angazhuar edhe mbrojtës.    Ndaj të ndaluarve është respektuar detyrimi ligjor që dëshminë ta japin në prani të mbrojtësit , prindit apo kujdestarit.

Monitorues të KMDLNj-së vlerësojnë se gjatë qëndrimit në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë nuk ka pasur shkelje të drejtave të personave të privuar nga liria. KMDLNj vlerëson lart punën korrekte të zyrtarëve policorë në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë përkundër kushteve jo-adekuate për punë.   KMDLNj kërkon nga Ministri për Punë të Brendshme dhe Drejtori i Policisë së Kosovës të sigurojnë kushte më të mira për oficerët e policisë në këtë qendër si dhe për personat e ndaluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera