Lajme

KMDLNj: të pezullohen e bisedimet me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 11 December 2018

 

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), ka kërkuar pezullimin e bisedimeve me Serbinë.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), ka zhvilluar sot takim me ministren për Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha, në kuadër të bashkëpunimit me këtë ministri gjatë vitit 2018.

-Advertisement-

 

“Në Kosovë, pas refuzimit të BE – së për liberalizim të vizave është krijuar një situatë e re e që imponon bashkërenditje të veprimeve të të gjitha institucioneve, subjekteve dhe shoqërisë civile në mënyrë që të përshpejtohet ky proces. Edhe me parë, KMDLNj ka vlerësuar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara teknike për liberalizim të vizave dhe mohimi i të drejtave elementare të njeriut për lëvizje të lirë në zonën Shengen e konsideron si trajtim skajshmërisht diskriminues aq më parë që Kosova e ka përmbushur edhe një kriter shtesë e që nuk ishte kërkuar nga shtetet tjera, demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Kosova , sigurisht nuk mund të krahasohet me shtetet me një demokraci të zhvilluar mirëpo nuk qëndron aspak më keq se Bosnja, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, Moldavia, Rumania, Bulgaria, Ukraina e mos të flasim për disa shtete të Amerikës Jugore apo ishuj – shtete që në çdo aspekt janë më keq se Kosova”, thuhet në njoftimin për media, transmeton Gazeta inFokus.

 

KMDLNj tutje vlerëson se nuk ka vend apo shtet në rajon që ka arrestuar më shumë për korrupsion zyrtarë, nga ai lokal deri në nivelet më të larta e mos të flasim për të arrestuar dhe të dënuar për krime lufte e që është në shpërputhje të mëdha me numrin e viktimave. Kosova është detyruar ta votojë Gjykatën Speciale pas presionit të madh të ndërkombëtarëve e që kështu nuk ka ndodhur as me shtetet që janë identifikuar dhe dëshmuar si shtete kriminale si Serbia.

 

Në këtë kontekst KMDLNj kërkon që të pezullohen bisedimet me Serbinë deri në kohën kur do ta kemi një pasqyrë të qartë për kohëzgjatjen dhe përmbajtjen e bisedimeve dhe për rezultatet e këtyre bisedimeve.

 

KMDLNj konstaton se bisedimet e paautorizuara dhe kundërkushtetuese për “ korrigjim të kufijve “ kanë ndikuar të mos – liberalizimin e vizave sikur që po ndikon në rritjen e vendeve që e tërheqin njohjen e Kosovës me arsyetim se po e presin rezultatin final të bisedimeve midis Serbisë dhe Prishtinës. Bisedimet eventuale për korrigjim të kufijve bëhen vetëm midis dy shteteve të pavarura dhe sovrane, që e njohin njëra – tjetrën dhe që kanë raporte të mira.

 

Sipas tyre përgjegjësia për mos – liberalizim të vizave nuk është vetëm e qeverisë aktuale por edhe e të gjitha qeverive paraprake, e opozitës së sotme dhe e asaj paraprake, e shoqërisë civile dhe akterëve tjerë që tani duan t’i lajnë duart nga përgjegjësia së cilës, në asnjë mënyrë nuk mund t’i shmangen as ata.

 

“Vendimi për mos – liberalizim të vizave është vendim politik e që e kanë bërë të ditur edhe një numër i madh i eurodeputetëve që kanë deklaruar se Kosova i ka përmbushur kushtetet për liberalizim por se po diskriminohet pa asnjë arsye. Ministrja Hoxha e vlerësoi kontributin e KMDLNj –së dhe organizatave tjera duke i konsideruar dhe trajtuar si partnerë me shpresë se ky bashkëpunim në vitin 2019 do të intensifikohet”, thuhet në njoftimin e KMDLNj-së./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera