Fokus

KMDLNj: Të mos u bëhet presion gjykatës e prokurorisë për rastin e Drenasit

Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 08 February 2019

Këshilli për Mbrojtjen të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, ka reaguar për rastin e keqpërdorimit seksual të të miturës në Drenas.

KMDLNj, ndonëse thotë se është e padrejt  të bëhet presion mbi Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe Gjykatën që është duke u marrë me këtë rast, shkruan inFokus.

Ndonëse thotë së gjithherë është në anën e viktimës, KMDLNj konsideron se duhet të mbrohen të drejtat edhe të dyshuarve, për një gjykim të drejt, të paanshëm dhe të pandikuar politikisht.

-Advertisement-

“Se kemi të bëjmë me shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut nuk ka asnjë dyshim për KMDLNj-në por kjo nuk nënkupton të drejtën, as të KMDLNj-së e as të dikujt tjetër të bëjë presion mbi Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe Gjykatën përkatëse, duke ndërhyrë në këtë mënyrë në procedurën që po zhvillohet ndaj të dyshuarve. Organizatat për të drejtat e njeriut gjithmonë janë në anën e viktimave mirëpo , gjithashtu e mbronë të drejtën e të dyshuarve për një gjykim të drejtë, të paanshëm dhe të pandikuar politikisht që e kanë të garantuar me ligjet në fuqi në Kosovë dhe me të gjitha dokumetet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet në reagim.

KMDLNj ka kritikuar edhe mbarëvajtjen e protestës së djeshme, edhepse thotë se të njëjtës i është bashkuar.

“Për këtë rast, në Prishtinë, me 7 shkurt u organizua një protestë në përkrahje të viktimës ku edhe KMDLNj ka marrë pjesë por, përkundër qëllimit të mirë, protesta eskaloi duke i ngjarë një linçimi publik ku kërkohej vdekja për të dyshuarit, varje publike ku, ndonëse parimi juridik nuk njeh përgjegjësi kolektive por sikur në çdo vend të botës përgjegjësia është individuale, kërkohej nga Policia e Kosovës t’i bindej kërkesave të protestuesve , kërkohej përgjegjësi kolektive, kërkoheshin kokat e caktuara dhe shënjestëruara duke bërë përpjekje për të marrë drejtësinë në duar të individëve dhe duke bërë përpjekje për suspendim të autoritetit të Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Gjykatës”, thekson KMDLNj,

KMLDNj thotë se edhe thirrja e seancës së jashtëzakonshme për rastin në fjalë është manipulim i partive politike.

“Thirrja e seancave të jashtëzakonshme për situata të caktuara ku janë miratuar Rezoluta të pazbatueshme dhe të cilat i kanë pasur jetëgjatësinë deri në reagimin e parë të ndërkombëtarëve e shpërfaq manipulimin e partive politike, përmes deputetëve (pa asnjë dallim), për qëllime ekskluzivisht të përfitimeve piolitike. Thirrja e deputetëve për dënime të ashpra, me burgim të përjetshëm si dhe thirrja e seancave të jashtëzakonshme apo thirrja e përgjegjësve policorë, të prokurorisë, gjykatave, ministrave përkatës, pa u kryer hetimet dhe pa një vendim të gjykatës është presion dhe ndërhyrje në procedurën që, në bazë të ligjit e udhëheqin policia, prokuroria dhe gjykata e jo deputetët apo politikanët”, thotë ndër të tjerash KMDLNj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera