KMDLNJ: Sulmi ndaj gazetarit është sulm ndaj fjalës së lirë
Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 17 August 2017
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar për sulmin fizik ndaj gazetarit Parim Olluri, duke thënë se sulmi ndaj gazetarëve është sulm ndaj fjalës së lirë.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë e dënon ashpër sulmin ndaj gazetarit Parim Olluri duke e konsideruar si përpjekje të dhunshme kundër lirisë së shprehjes, qëndrimit kritik kundër dukurive negative përmes frikësimit të gazetarëve të mediave elektronike dhe të shkruara, përpjekja për kufizim të lirisë së fjalës përmes frikësimit dhe sulmeve fizike ndaj gazetarëve është rruga drejt anarkisë dhe suspendim të ligjeve në fuqi.
“Persona të paidentifikuar, në mbrëmjen e datës 16 gusht 2017, në rrugën ‘Bajram Kelmendi’, rrugë shumë e frekuentuar sulmuan gazetarin e portalit ‘Insajder’, z. arim Olluri duke i shkaktuar lëndime pas së cilave u trajtua në QKUK. Gazetari Olluri ishte bashkë me gruan e tij kur në ora 22.00 u sulmua, duke i shkaktuar lëndime trupore. Nga tronditja dhe frika gruaja e gazetarit Olluri humbi vetëdijen. Po të njëjtën ditë u sulmua me mjete të forta U.D së Drejtorit të SHKK, z. Sokol Zogaj që ende po trajtohet në QKUK”, thuhet në reagim e KMDLNj-së.
KMDLNj kërkon hetime të shpejta dhe dënim për ata që sulmuan gazetarin Olluri ndryshe, me pengimin e punëve të gazetarëve po kontribuohet në kufizimin e lirisë së shprehjes, informim selektiv dhe krijimin e një opinioni që është në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut, lirisë së fjalës, lirisë së shprehjes.
KMDLNj e vlerëson se ndikimi i politikës dhe ndërhyrja e saj në të gjitha sferat e jetës po ndikon shumë në përshkallëzimin e situatës të cilës po i paraprinë një terrorizimi verbal, linçim publik e që po përfundon me sulm fizik dhe rrezikim të jetës të personave të shenjestruar që në një mënyrë apo tjetër po paraqesin pengesë për politikanët apo grupet kriminale të interesit.
Kujtojmë se Olluri është sulmuar mbrëmë rreth orës 22:00 derisa ishte duke shkuar në apartamentin e tij në Prishtinë.
Bashkë me Ollurin ishte edhe bashkëshortja e tij, që të dy kanë marr ndihmën e parë në QKUK-Emergjencë.
Olluri sulmin ndaj tij e ka lidhur me shkrimet e botuar në mediumin ku punon.
Të tjera
-
Dyshohet për sülm sek*ual ndaj 16 vjeçares në Shtime, kërkohet paraburgimi i të pandehurit
Tridhjetë ditë paraburgim ka kërkuar Prokuroria Themelore në Ferizaj për Xh.I...
-
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për zyrtarët ...
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka për...
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...
-
Zveçan: Policia i gjen armë në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një t...
-
Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare
Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për kët...
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkru...