KMDLNJ: Standarde të dyfishta edhe në fushën e të drejtave dhe lirive fetare
Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 17 July 2017
KMDLNj me anë të një komunikate për media vlerëson se në Kosvë janë duke u zbatuar standarde të dyfishta në lidhje me fushën e lirive fetare.
Ky reagim i KMDLNJ-së vjen pas inicimit të një peticioni që kundërshton ndërtimin e xhamisë së madhe në Prishtinë si dhe mos dhënia e lejes për ndërtim.
Kjo pasi që sipas KMDLNj-së u lejua ndërtimi i Katedrales në vend të shkollës ku ishte, kisha në Llapushnik si dhe Patrikana e Pejës që ia ka devijuar edhe rrjedhën e lumit.
Komunikata e KMLDNJ-së:
Tash , ditëve të fundit u lancua një peticion i nënshkruar nga 30 aktivistë të shoqërive civile për të vazhduar me nënshkrime online të qytetarëve në kundërshtim të ndërtimit të xhamisë në lokacionin e ndarë për këtë me arsyetim se kjo nuk ishte paraparë me planin rregullues për këtë lagje.
KMDLNj e njeh të drejtën e peticionit si njërin nga mjetet demokratike me të cilin kundërshtohet apo përkrahet një iniciativë që shkon në dëm apo dobi të qytetarëve. Me peticionin e fundit po bëhen përjashtime në baza fetare, po shkelen të drejtat e një komuniteti fetar (shqiptarë të besimit islam, turq, goranë, boshnjakë, romë, ashkalinj dhe egjiptas – qytetarë të Kosovës) duke ua mohuar të drejtën elementare të ndërtimit të objekteve të kultit edhe në rast kur nuk janë në kundërshtim me ligjin. Llogaritet se afërsisht 85% të qytetarëve të Kosovës janë të besimit islam andaj , me këtë peticion i cili nuk ka asnjë bazë ligjore, njerëzore, morale dhe logjike po i bëhet një shërbim shumë i keq raporteve të mira ndërfetare që kanë qenë deri më tani në Kosovë
Me këtë peticion po rrezikohen të drejtat e njeriut të besimtarëve të besimit islam në Kosovë pavarësisht përkatësisë etnike sikur që po inkurajohet një diskurs i rrezikshëm , ai i përçarjes në baza fetare.
Me këtë peticion po bëhet një presion ndaj autoriteteve komunale të Prishtinë që janë përgjegjëse për dhënien e lejes urbanistike për ndërtimin e xhamisë në lokacionin e ndarë nga po kjo komunë, me një kryetar tjetër.
KMDLNj e përkujton opinionin se Patrikana e Pejës e devijon edhe rrjedhën e lumit duke e ndërtuar një mur pa leje ndërtimi dhe i cili u përkrah edhe nga diplomatët e huaj me arsyetimin se në Kosovë ka mijëra e mijëra objekte pa leje dhe ky mur i Patrikanës nuk është asgjë më tepër se një objekt tjetër pa leje.
Manastiri i Deçanit, në mënyrë flagrante ua shkelë të drejtat e njeriut qytetarëve të kësaj komune duke ua kufizuar lirinë e lëvizjes dhe duke e penguar qasjen e lirë në pronat e këtyre qytetarëve. Kisha ortodokse e Millosheviqit po qëndron në hapësirat e Universitetit të Prishtinës, po rinovohet ilegalisht dhe askush nuk po nënshkruan peticion për rrënimin e saj sepse , prapa kësaj qëndrojnë ndërkombëtarët ndërsa nënshkruesit e peticionit nuk janë të gatshëm të përballen me ndërkombëtarët. Në lokacionin më të mirë të Prishtinës, pa asnjë debat publik u ndërtua Katedralja vetëm në saje të vendimit të një personi, Ibrahim Rugovës.
Nuk pati peticion kundër këtij vendimi ndonëse mijëra e mijëra nxënës të gjimnazit Eqrem Qabej u bënë refugjatë të brendshëm duke u zhvendosur nga një shkollë në tjetrën , deri sa përfunduan punimet për ndërtimin e shkollës në lagjen Lakrishtë që ishte vendi më i keq për ndërtimin e shkollës.
Në fshatin Llapushnik u ndërtua një kishë katolike gjigante, në një lokacion të paraparë për destimin tjetër dhe në shpërputhje të madhe me nevojat reale të komunitetit katolik të asaj ane. Kjo i bjen sikur të ndërtoni një shkollë për 1000 nxënës në kohën kur i keni vetëm 30 – 40 nxënës. Kështu është vepruar me Kishën Katolike të Lapushnikut dhe çdo kundërshtim është neutralizuar me arsyetimin se e kanë përkrahjen e ndërkombëtarëve.
Xhamia e rrafshuar përtokë në veriun e Mitrovicës nuk po ndërtohet sepse po kundërshtohet nga serbët e veriut dhe ndërkombëtarët dhe askush nuk po nënshkruan peticion në favor të ndërtimit të xhamisë mbi themelet e mëparshme. Përfaqësues të kishës ungjillore me vite të tëra kërkojnë lokacion për varrrezat sikur edhe leje për ndërtimin e një tempulli fetar ( me paratë e tyre) mirëpo kjo e drejtë u mohohet padrejtësisht nga autoritetet komunale dhe ato qendrore.
KMDLNj i përkrah të drejtat dhe liritë fetare, pa bërë dallime ne besimin e tyre si të drejta elementare të njeriut dhe si të tilla janë të rregulluara me ligjet në fuqi në Kosovë dhe kundërshton çdo formë të diskriminimit në baza fetare sikur edhe pengimin e ndërtimit të objekteve të kultit kur janë të lejuara me ligj dhe në këtë kontekst e përkrah ndërtimin e xhamisë në lokacionin e ndarë nga Komuna e Prishtinës. Në kontekstin e zhvillimeve lokale, rajonale dhe globale kur të drejtat dhe ndjenjat fetare manipulohen për qëllime politike e të tjera, besimtarëve të besimit islam në Kosovë po iu shkilen të drejtat e njeriut shkaku se çdo kërkesë e tyre lehtësisht refuzohet me arsyetimin se po e forcojnë radikalizmin islamik.
Ndërkaq , sa i përket përzgjedhjes së projektit se si do të duket xhamia është përgjegjësi e komisionit vlerësues dhe përzgjedhës brenda BIK – ut. Nëse ka diçka që ështënë kundërshtim me ligjet e Kosovës janë organet kompetente që merren me këtë çështje siç janë marrë deri më sot.
Sa i përket lokacionit ku do të ndërtohet xhamia, krahasuar me lokacionet ku janë kisha ortodokse dhe katedralja në Prishtinë, lokacioni për xhami është në shpërputhje me pozitën që e meriton dhe nuk do të jetë në gjendje t’i përmbushë nevojat e besimtarëve të besimit islam.
Ky peticion nuk duhet të përfillet sepse është në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe të drejtat fetare të një komuniteti fetar të cilit i shkilen në mënyrë flagrante këto të drejta. Standardet e përcaktuara me ligj në fushën e të drejtave fetare, si të drejta të njeriut nuk mund të zbatohen me kritere të dyfishta duke diskriminuar një komunitet dhe duke favorizuar të tjerët. Për fat të keq në Kosovë po ndodhë zbatimi i standardeve të dyfishta edhe në fushën e të drejtave dhe lirive fetare në kohën kur po flasim për universalitetin e të drejtave të njeriut si parakusht për një shoqëri demokratike.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...