KMDLNJ: SBASHK-u po shantazhon institucionet
Autori: Gazeta inFokus
12:16 | 18 Nëntor 2021
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, përmes një komunikate për media ka kërkuar nga SBASHK’u të mos kërcënojë institucionet me protesta në sistemin arsimor.
Nga KMDLNJ kanë thënë se është bërë si rregull që SBASHK’u para çdo viti shkollor të kërcënojë me protesta.
Sipas këtij Këshilli, kushtëzimi për Ligjin e Pagave është shantazh i palejueshëm dhe i papranueshëm.
“KMDLNj-ë thërret SBASHK-un që të ulë “armët e luftës” – kërcënimin dhe shantazhin dhe t’i kthehet dialogut me qeverinë në mënyrë që të arrijë një marrëveshje të zbatueshme dhe të mos kërkojë një zgjidhje të pazbatueshme”, thuhet për media.
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:
Është bërë si rregull e mbase edhe pjesë e statutit dhe Rregullorës se SBASHK-ut që para ç’do viti të ri shkollor të kërcënojë institucionet e Kosovës me protesta, nëse nuk iu përmbushen kërkesat të cilat sa shkojnë e rriten.
SBASHK-u, në emër të organizimit dhe veprimit sindikalist jo rrallë ndërmerr veprime që, as nuk e përmirësojnë gjendjen e punëtorëve të arsimit , të drejtat e të cilëve i përfaqëson dhe mbron sipas mandatit e , në anën tjetër i shkel rëndë të drejtat e fëmijëve pasi e pengon procesin arsimor, edhe ashtu thuaja të mbaruar.
E drejta e veprimit sindikalist është e rregulluar me ligj, është e drejtë e pakundërshtueshme e të drejtave të njeriut, për aq sa kohë sa nuk i cenon të drejtat e të tjerëve. KMDLNj e mbron të drejtat e SBASHK-ut që edhe të organizojë protesta por jo duke e shndërruar në mjet shantazhi dhe kërcënimi të vazhdueshëm , siç po vepron edhe tani.
SBASHK-u , sikur edhe të tjerët duhet të kenë të qartë se pandemia e shkaktuar nga COVID-19 jashtëzakonisht shumë i ka dëmtuar proceset arsimore duke bërë dëme të pariparueshme prandaj as SBASHK-u apo kushdoqoftë tjetër nuk mund t’i lejojë vetes të drejtën që këtë situatë të rëndë ta keqpërdorë për përfitime personale. Kushtëzimi se , ose do të përfshihet Ligji i Pagave për punëtorët e arsimit në Buxhetin e Kosovës për vitin 2022 është shantazhim klasik dhe i palejueshëm, sigurisht edhe i papranueshëm.
SBASHK-ut asnjë qeveri nuk po i bie taman dhe në vend që ta përdorë si mjet të realizimit të qëllimit dialogun dhe të arrijë një Marrëeshje të përshkallëzuar (zbatimi sipas mundësive buxhetore), po luan me kartën tutti per tutti ( krejt ose asgjë) që , përveç se është e pamoralshme, nuk është e zbatueshme, mësimnxënien, nxënësit dhe prindërit e tyre po i sjell buzë falimentimit.
Pavarësisht kohëzgjatjes së protestës, edhe SBASHK-u sikur edhe punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet marrin paga të rregullta kurse nxënësit mbesin në shtëpi duke humbur kohë dhe orë të mësimit. Në luftën e shpallur që SBASHK-u ua ka bërë të gjitha qeverive e kanë pësuar vetëm nxënësit dhe prindërit e tyre.
Në kundërshtim të çdo propozimi institucional është edhe kërcënimi i kryetarit të SBASHK-ut se:” sa të jem unë në krye të SBASHK-ut nuk do të lejoj që të bëhet testimi që e matë performancën e punëtorëve të arsimit…”. Nëse është kështu , pse atëherë vlerësohen dhe notohen nxënësit dhe studentët në Kosovë?!
KMDLNj-ë thërret SBASHK-un që të ulë “armët e luftës” – kërcënimin dhe shantazhin dhe t’i kthehet dialogut me qeverinë në mënyrë që të arrijë një marrëveshje të zbatueshme dhe të mos kërkojë një zgjidhje të pazbatueshme!
SBASHK-u mjaftueshëm e ka dëmtuar deri më tani procesin mësimor duke ua shkelur nxënësve të drejtat elementare të njeriut për një arsim normal prandaj duhet të mbledhë mend. Këshilli i Prindërve duhet të kundërshtojë këto kërcënime dhe shantazhe të SBASHK-ut duke i dërguar fëmijët në shkollë edhe në rast se SBASHK-u fillon ndonjë grevë apo protestë.
Të gjithë duhet ta kuptojmë se pandemia ka kthyer shumë procese prapa dhe se nuk mund të insistohet në rritje të menjëhershme të pagave pa një rimëkëmbje ekonomike.
Përfundimisht SBASHK-u duhet të sillet si pjesë aktive dhe konstruktive e shoqërishë kosovare duke kontribuar në tejkalimine situatës, edhe ashtu shumë të rënduar!

T� tjera
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...































