KMDLNJ: SBASHK po i keqpërdor nxënësit duke ua shkelur të drejtat e tyre
Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 12 March 2018
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar në lidhje me grevën që është duke u mbajtur në të gjitha institucionet e arsimit.
Sipas KMDLNJ-së SBASHK-u edhe një herë po manipulon me nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme si dhe me studentët e 5 universiteteve publike për shkak se siç është thënë “koalicioni PDK – AAK – NISMA nuk e paska përmbushur një marrëveshje të nënshkruar gjatë fushatës elektorale e që nënkupton se SBASHK , si një institucion i pavarur paska hyrë në raporte klienteliste me këto subjekte politike duke u siguruar vota në këmbim të realizimit të marrëveshjes e cila nuk ka pasur dhe as që ka karakter detyrues për këtë koalicion parazgjedhor , në zgjedhjet e fundit.
“Me këtë marrëveshje jodetyruese , SBASHK i ka shkelur parimet e veprimit sindikalist duke u rreshtuar në anën e një subjekti apo koalicioni politik e që rëndë e cenon pavarësinë sindikaliste. Me këto greva që janë tipike shantazhuese , SBASHK po e rrezikon procesin mësimorë e që po e dobëson sistemin arsimorë i cili edhe ashtu përballet me njëqindmijë probleme. SBASHK nuk ka nënshkruar kurrfarë marrëveshje me institucionet përkatëse të cilat do ta merrnin si obligative zbatimin e marrëveshjes por ka rënë ‘ viktimë’ e premtimeve të fushatës e të cilat në të shumtën e rasteve nuk respektohen nga subjektet politike”, thuhet në reagim të KMDLNJ-së.
KMDLNj përkrah përpjekjet e SBASHK për të siguruar të drejtat për punëtorët arsimorë të viteve të 90 –ta sikur që është njohja e stazhit të punës që fillimisht ka qenë edhe kërkesë e SBASHK për të kaluar pastaj edhe në kompensim material , si kërkesë tjetër.
KMDLNJ në reagimin e tij shkruan se pasi që institucionet e Kosovës i kanë kompensuar thuaja të gjitha kategoritë që u takon kompensimi sipas ligjeve në fuqi , po këto institucione duhet të gjejnë mundësi t’i kompensojnë edhe punëtorët e arsimit të viteve të 90 –ta .
“Mënyra dhe shuma e kompensimit duhet të rregullohet me ligj për të cilën duhet të bisedojnë institucionet e Kosovës dhe përfaqësuesit e punëtorëve të arsimit e që në rastin konkret është SBASHK. Për KMDLNj është krejtësisht e papranueshme shpërdorimi i nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme për arritjen e qëllimit të SBASHK-ut dhe instrumentalizimi i tyre , si mjet shantazhi ndaj institucioneve. Studentët e fakulteteve publike janë në një situatë tjetër sepse janë të moshës madhore dhe të vetëdijshëm për veprimet dhe pasojat që mund t’i kenë”.
SBASHK , në kuadër të veprimeve sindikaliste në mbrojtje të interesave të atyre që i përfaqëson ka të drejtë t’i thërrasë në grevë vetëm ata që janë anëtarë të SBASHK-ut kurse , as nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme sikur që as studentët nuk janë anëtarë të SBASHK prandaj manipulimi me ta , përveç se paraqet shkelje të rëndë të drejtave të njeriut , është në kundërshtim me ligjet në fuqi sepse detyrimi është vepër penale.
KMDLNj u bënë thirrje të gjithë prindërve që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla , mos ta humbin mësimin dhe me grevë të merren ata që janë anëtarë të SBASHK .
Greva si shantazh që po përdoret duke manipuluar me nxënës dhe ata që nuk janë anëtarë të SBASHK -ut nuk është mënyrë apo mundësi për realizimin e të drejtave të ligjshme . Marrëveshja parazgjedhore me subjekte apo koalicione politike nuk mund ta zëvendësojnë ligjin prandaj duhet të punohet që të sigurohet një infrastrukturë ligjore detyruese në mënyrë që punëtorët e arsimit të viteve të 90 –ta të kompensohen për punën që e kanë bërë.
Se sa është detyrues premtimi gjatë fushatës , shembull më të mirë nuk ka se si dhe sa e pësuan punëtorët e Fabrikës së Tubave në Ferizaj të cilët , përkundër vendimit të Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese mbetën të pakompensuar ani pse bënë grevë të gjatë para institucioneve të Kosovës. Vetëm ligji i harmonizuar midis institucioneve të Kosovës dhe SBASHK mund të vendosë të drejtën e kompensimit për punëtorët e arsimit të viteve të 90 –ta në përputhje me mundësitë buxhetore dhe planifikimin buxhetor.
KMDLNj i bënë thirrje SBASHK të ndalojë së manipuluari me nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme sikur edhe me studentët e pesë ( 5 ) universiteteve publike dhe të merret ekskluzivisht me anëtarësinë dhe me ta të bëjë greva në të kundërtën do të hyjë në regjistrin e atyre që ua shkelin të drejtat e njeriut shkollarëve dhe studentëve të cilët janë të detyruar të mos shkojnë në shkolla dhe universitete.
KMDLNj u bënë thirrje institucioneve të Kosovës të gjejnë mundësinë që së bashku me SBASHK ta krijojnë një bazë ligjore për kompensim duke caktuar shumën e kompensimit si dhe duke e afatizuar , në kohën më optimale zbatimin e ligjit për kompensim.
KMDLNj e sheh si joserioze dhe të dëmshme marrëveshjen klienteliste të nënshkruar midis SBASHK dhe koalicionit PDK – AAK – NISMA të cilën e konsideron si jodetyruese dhe si e tillë nuk mund të shërbejë gjatë procedurës për hartimin e bazës ligjore për kompensim të punëtorëve të arsimit të viteve të 90 –ta.
“Insistimi i SBASHK që me këto mjete ta realizojë të drejtën për kompensim është në funksion të politikës ditore dhe do të përfundojë me premtime e që për rezultat do të ketë vetëm zgjidhje të pjesshme . Ndoshta as edhe këtë”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së./INFOKUSI
Të tjera
-
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse
Ukraina është gati të marrë një lloj të ri bombe me laser që mund të shkatërr...
-
Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë...
-
IS*S kërcënὁn Shqipërinë dhe Kosovën?
Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 6...
-
Kurti falënderon deputetët gjermanë për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësministrin e Punëve t...
-
Osmani pas suksesit të Distrisë: Jashtëzakonisht krenare, në Paris, më e fortë se kurrë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi u shpall...
-
Azemi i LDK-së: Nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, fitojmë ne
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një intervistë në F...
-
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, ...
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...
-
“Shkarkojnë policë që hetojnë akterët e VV-së”, Kica-Xhelili numëron skandalet e Qeverisë Kurti
Doarsa Kica Xhelili, deputete e LDK-së, ka renditur sipas saj dhjetë skandale...
-
Krasniqi viziton Ganimete Musliun pas ndërhyrjes që pati: Ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që mezi presin rikthimin tënd
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Meli...