Lajme

KMDLNj reagon pasi disa qytetarë janë konvertuar në katolik

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 06 August 2024

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, përmes një reagimi publik thotë se kohëve të fundit është bërë si rregull që konvertimet nga njëri besim në një tjetër po përcillen me një interesim të shtuar medial, e që sipas tyre, kjo nuk ka ndodhur më parë.

Në reagim thuhet se konvertim po bëhet në mënyrë të organizuar për një çështje që është ekskluzivisht personale, transmeton Telegrafi.

“Konvertimet nga besimi islam në të krishterë po bëhen nën përkujdesje të Ipeshkvisë së Kosovës duke iu dhënë një publicitet pikërisht në natën e Kërshëndellave e që, sipas KMDLNj- ës nuk ka lidhje, as me besimin e as me të drejtat dhe liritë fetare.

-Advertisement-

Tash, ky konvertim po bëhet në mënyrë të organizuar për një çështje që është ekskluzivisht personale. Mediat informuan se në Gllogjan qenkan konvertuar mbi 100 persona duke iu kthyer besimit të të parëve, sipas deklaratave të tyre. Gjithashtu, ishte një informatë se edhe në kishën në Llapushnik janë konvertuar shumë persona dhe se edhe më shumë janë duke pritur për t’u konvertuar”, thuhet në njoftim.

Tutje, theksohet se e drejta e besimit dhe e ushtrimit të fesë në Kosovë është e rregulluar me ligj dhe askujt nuk i mohohet kjo e drejtë njerëzore pavarësisht përkatësisë kombëtare dhe besimit.

“Se mund të bëhet më shumë nuk ka asnjë dyshim. Për KMDLNj- ën është shqetësues fakti se konvertimet e fundit nuk bëhen sipas vullnetit të besimtarit dhe se nuk po trajtohet si një çështje personale që edhe është por një përcaktim që duhet të jetë krejtësisht shpirtëror po mbështillet me motive politike dhe kombëtare. Ashtu si po duken gjërat këta që po konvertohen po konsiderohen si patriotë dhe shqiptarë kurse të tjerët si joshqiptarë dhe antikombëtarë”.

Tutje, thuhet se “Kjo, në fakt është gjuhë e urrejtjes, në kundërshtim me ligjin, të drejtat e njeriut dhe vet mësimet fetare, pa bërë dallime”.

“Institucionet përkatëse të sigurisë duhet të hetojnë këtë gjuhë të urrejtjes dhe të ndërmarrin masa ndaj atyre që në mënyrë të organizuar nxisin urrejtje ndaj cilitdo besim kurse, Ipeshkvia e Kosovës, si autoritet suprem i besimit të krishterë në Kosovë duhet të distancohet nga ky fjalor nxitës dhe urrejtës sikur që duhet të distancohet nga organizimi i spektakleve mediale gjatë konvertimit të organizuar në katedralen e kryeqytetit duke e trajtuar këtë çështje si krejtësisht personale”.

“Mirëfilli dihet se një ekstremizëm prodhon një ekstremizëm tjetër duke krijuar kushte që përmes gjuhës së urrejtjes dhe përçarjes të zgjerohet spiralja e dhunës. Kosova ka aq shumë probleme tjera që tash të merret me konfrontime në baza fetare. Duket se dikush qartazi po punon në këtë drejtim, organet e sigurisë duhet ta hetojnë këtë dukuri të kushtëzuar. Nuk ka të drejta të njeriut për një besim dhe të drejta tjera për një besim tjetër. Dikush i ka keqkuptuar këto të drejta apo po i interpreton ashtu si dëshiron vet”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera