KMDLNj reagon pas vdekjes së 71 vjeçarit të dënuar për vrasje: Ishte me tumor, u kërkua të falej nga Presidenti
Autori: Gazeta inFokus
11:58 | 01 December 2021
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka reaguar pas vdekjes së një 71-vjeçari i cili ishte i dënuar për vrasje të rëndë.
Në reagimin e KMDLNj-së thuhet se S.L. është pranuar në burg më 25 janar të vitit 2009 dhe që atëherë ka vuajtur tumori në kokë.
“Që nga pranimi në burg, ka qenë i diagnostifikuar me tumor ne kokë, i cili i është hequr gjatë mbajtjes së dënimit, sëmundje të traktit urogjenital, kardiovaskular, neurologjik, etj. Është trajtuar në vazhdimësi në Stacionarin e burgut dhe Spitalin e Pejës dhe QKUK, sipas nevojës. Kohëve të fundit ka pasur komplikime si pasojë e metastazave tumorale të cilat janë shprehur me ascit (lëng në abdomen) dhe rertentio urinae si dhe komplikime të tjera, të cilat ia kanë vështirësuar funksionimin për të cilin është kujdesur stafi mjekësor i stacionarit, në vazhdimësi”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.
Sipas KMDLNj-së, gjatë kësaj kohe kanë qenë duke u zhvilluar procedurat për pezullim të dënimit.
KMDLNj thotë se ka pasur kërkesa të vazhdueshme që 71-vjeçarit t’i ndërpritet dënimi, e për këtë thotë se ka pasur kërkesë edhe për falje nga Presidenti, por që asnjë prej kërkesave s’është realizuar.
“Si pasojë e kësaj, ka qenë i shtrirë në SP në Pejë dy javët e fundit nën kujdesin e vazhdueshëm të këtij institucioni. Në këtë kohë ka qenë duke u zhvilluar procedurat për pezullim të dënimit, të kërkuar nga stafi mjekësor dhe Drejtori i Burgut të Dubravës. Ka qenë kërkesë e vazhdueshme që të i ndërpritet dinim për shkaqe shëndetësore. Ka pasur kërkesë për falje nga Presidenti, por të gjitha këto nuk janë realizuar”, thotë KMDLNj.
KMDLNj thotë se në raste të tilla kur të burgosurit janë me sëmundje të pashërueshme, duhet t’iu ndërpritet vuajtja e dënimit.
“Duke e vlerësuar angazhimin e personelit shendetësor në Burgun e Dubravës, KMDLNj-ë e ripërsërit kërkesën që të burgosurit me diagnozë terciare, me sëmundje të pashërueshme duhet t’iu ndërpritet vuajtja e dënimit apo t’iu mundësohet trajtimi mjekësor që ia siguron familja nësë kanë mundësi materiale apo pranojnë të kujdesen për të. Nuk është rasti i parë e nuk do të jetë as i fundit që të burgosurit, pa asnjë shpresë për shërim mbahen në burg ku edhe vdesin e që përgjegjësia i adresohet, pa të drejtë, Shërbimit KorrEktues të Kosovës dhe Shërbimit Shëndetësor të Burgjeve. Ndërprerjes së dënimit për shkaqe shëndetësore dhe të moshës duhet t’iu nënshtrohen vetëm rastet që për shkak të natyrës së veprës, nuk mund të lirohen por se konsiderohet si zgjidhje e përkohshme. Pasi mungon baza ligjore për këtë, KMDLNj do ta përkrahë çdo nismë për ndryshim të Ligjit që e mundëson këtë ndërprerje të dënimit për shkak të gjendjen shëndetësore apo të moshës”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

T� tjera
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Hong Kongu rrit parashikimin e rritjes së PBB-së për vitin 2026 në 4,8 për qind
Hong Kongu e ka rritur parashikimin e rritjes së PBB-së reale për vitin 2026 ...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...

































