Lajme

KMDLNJ: Qytetarët janë plaçkitur nga ZRRE-ja përmes fryrjes së faturave, kërkojmë kompensimin

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 25 April 2023

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar pasi Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar kërkesën e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për faturimin e rrymës të qytetarëve të Kosovës për katër komunat veriore të vendit.

KMDLNJ përmes një reagimi për media kanë thënë se qytetarët e vendit janë plaçkitur nga ZRrE përmes fryrjes së faturave për t’ua paguar rrymën serbëve në veri të Kosovës.

Sipas tyre, ende po tregohet forma e kompensimit të qytetarëve, në ndërkohë siç thonë nga KMDLNJ që ZRrE do të shfrytëzojë të drejtën e ankimimit.

-Advertisement-

Tutje në reagim nga KMDLNJ thonë se qytetarët në asnjë mënyrë nuk duhet të pranojnë kompensimin nëse ky kompensim ndodh përmes “uljes“ së vlerës së faturave, pasi siç thonë ata qytetarët nuk do të përfitojnë asgjë nga ky kompensim.

Qytetarët po ashtu sipas KMDLNJ-së duhet të paraqesin kallëzim penal për ZRrE-në për të gjitha faturat e fryra.

“Krahas kërkesës për kompensim i cili do të jetë në baza individuale, të gjithë ata që do të kërkonin kompensim, kësaj kërkese duhet t’i bashkangjesin edhe një kallëzim penal në mënyrë që ZRrE të mos kalojë pa pasoja ligjore shkaku se e bëri një veprim, fryrje të faturave për rrymën e pashpenzuar që përbënë të gjitha elementet e veprës penale”, thuhet në reagim.

Lexoni më poshtë reagimin e KMLDNJ-së:

Gjykatës Supreme e Kosovës ka marrë vendim që qytetarët Kosovës, pagues të rregulltë të faturave të rrymës të kompensohen, që për vite të tëra janë plaçkitur nga ZRrE përmes fryerjes së faturave për t’ua paguar rrymën serbëve në veri të Kosovës, të cilët, as sot e kësaj dite nuk e paguajnë rrymën, ujin, mbeturinat e as shërbimet tjera komunale. Realisht, nuk tregohet forma e kompensimit në ndërkohë që ZRrE do të shfrytëzojë të drejtën e ankimimit. KMDLNj–ë, në vazhdimësi ka reaguar kundër këtij diskriminimi që ua kanë bërë qytetarëve të Kosovës ZRrE dhe operatori për energji për faktin se kundërligjshëm iu është faturuar edhe energjia të cilën nuk e kanë shpenzuar. Në këtë kontekst gjithnjë ka kërkuar që qytetarëve t’iu kthehen mjetet e plaçkitura nga ZRrE por se nuk kishte ndonjë vendim urdhërues nga Gjykata kompetente që ta bëjë kompensimin. Në takim me ish – kryeministrin Ramush Haradinaj, KMDLNj –ë kishte kërkuar që qeveria mos t’ua paguaj më rrymën serbëve dhe jo serbëve në veri të Kosovës sikur që qytetarët e plaçkitur të kompensohen për aq mjete që iu janë marrë në mënyrë të kundërligjshme. Edhe Komisioni parlamentar pati konstatuar se faturimi ishte i kundërligjshëm siç ishte edhe shlyerja e borxheve për serbët dhe të tjerët në veri të Kosovës.

Pas vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës për kompensim të qytetarëve të dëmtuar nga veprimi i kundërligjshën dhe kriminal i ZRrE –së, në opinion po diskutohen mundësitë e forma dhe shuma që duhet të kompensohet. Në ndërkohë ZRrE, me pajtim jonormal të qeverisë, rriti faturat e energjisë për 15 % në ndërkohë që edhe në këtë rast përfitues janë ata që asnjëherë nuk kanë paguar asnjë faturë për rrymën e shpenzuar të cilëve nuk iu bënë përshtypje as rritja e faturave edhe po të ishte 1000%. Periudha e kompensimit, nëse edhe do të ketë kompensim, nuk është reale, duhet të përfshihet një periudhë më e gjatë. Qytetarët në asnjë mënyrë nuk duhet të pranojnë kompensimin, nëse ndodhë kompensimi, përmes “uljes“ së vlerës së faturave sepse nuk do të përfitojnë asgjë nga ky kompensim, do të mashtrohen siç janë mashtruar deri më tani. Nuk ka mekanizëm që do ta monitoronte rregullsinë e kompensimit. Qytetarët e Kosovës, të dëmtuar nga veprimi kriminal i ZRrE–së përmes fryrjes së faturave duhet të këmbëngulin që kompensimi, nëse bëhet kompensimi, të bëhet me para duke e llogaritur kamatën ligjore sikur edhe çmimin e tarifave që duhet të jenë të kohës kur janë dëmtuar e jo me çmimore të sotme. Kjo do të ishte minimumi në bazë të cilit do përfitonin qytetarët e dëmtuar. Krahas kërkesës për kompensim i cili do të jetë në baza individuale, të gjithë ata që do të kërkonin kompensim, kësaj kërkese duhet t’i bashkëngjisin edhe një kallëzim penal në mënyrë që ZRrE të mos kalojë pa pasoja ligjore shkaku se e bëri një veprim, fryrje të faturave për rrymën e pashpenzuar që përbënë të gjitha elementet e veprës penale.

Një goditje e radhës për shumicën e qytetarëve të Kosovës ishte rritja e shumëfishuar e tatimit mbi pronën që u përfshi në faturat e vitit 2023, pa një njoftim paraprak për qytetarët e Kosovës. Me këtë rritje, në disa raste kishte fatura më të larta se 400 – 500 % krahasuar me vitin paraprak. Ishte një reagim i fuqishëm që pastaj vuri në lëvizje përpjekjet të dilet, vetëm përkohësisht nga kjo situatë. Ministria e Financave, pa asnjë bazë ligjore propozoi që të gjithë tatimpaguesve t’iu shlyhen 100 euro, mbase si lëmoshë amortizuese por që nuk e zgjidhë çështjen në planin afatgjatë. E që nënkupton se këtë vit liroheni për 100 euro kurse në vitet vijuese faturat dërgohen me rritje jonormale që i bëri kjo ministri. Komunat u gjetën në situatë kur nuk mund të zbatojnë një falje prej 100 eurove pa një bazë ligjore kurse Ministria e Financave ka filluar nismat ligjore që ky propozim të përligjet. Tash, komunat nuk janë të kënaqura me këtë propozim shkaku se, sipas tyre do të humbin miliona e miliona euro. Qytetarët janë në pikë të hallit me këtë lojë ping – pong midis Ministrisë së Financave dhe komunave për faktin se nëse deri në fund të muajit prill 2023 nuk e paguajnë këstin e parë, do të kenë kamata ndëshkuese.

KMDLNj –ë ka propozuar dhe propozon që kësti i dytë të paguhet deri në fund të vitit kalendarik, e jo që qytetarët të detyrohen që këtë këst ta shlyejnë deri në fund të muajit tetor dhe çdo vonesë shoqërohet me kamata ndëshkuese.

KMDLNj –ë kërkon nga komisionet përkatëse parlamentare që të reagojnë, sa i përket kompensimit të rrymës ashtu edhe për tatimin në pronë për faktin se edhe në rastin e parë si edhe në të dytin kemi të bëjmë me shkelje flagrante të të drejtave të njeriut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera