KMDLNj: Prishtina është kthyer në vatër infektimi dhe shpërndarjeje të Covid-19
Autori: Gazeta inFokus 19:25 | 30 October 2020
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, ka reaguar pas rritjes së rasteve të fundit me COVID-19, në Kosovë, duke thënë se pret nga Qeveria e Kosovës të veprojë shpejtë në ndërmarrjen e disa masave parandaluese në mënyrë që t’i shmangemi mbylljes totale.
KMDLNj thekson se është shqetësues fakti se Prishtina thuaja në të gjitha rastet përbën 50% të të infektuarve në nivel vendi prandaj është shndërruar në vatër të infektimit dhe shpërndarjes së infektimit, andaj duhet të ndërmerren masa të menjëhershme.
“Fillimisht KMDLNj pati kërkuar që në rrethana të caktuara dhe në përputhje me rekomandimet e IKSHPK të zbuten e në disa raste edhe të hiqen krejtësisht masat kufizuese, si për qytetarët ashtu edhe për bizneset.
KMDLNj pati përkrahur masat e qeverisë Kurti për kufizim të lirisë së lëvizjes ndonëse ishte e sigurt se nuk janë kushtetuese mirëpo midis të drejtës për jetë dhe lirisë së lëvizjes përparësi absolute ka e drejta për jetë dhe, mbështetur në këtë parim do ta përkrahë çdo vendim të qeverisë Hoti që merret me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së qytetarëve.
Madje KMDLNj thërret kryeministrin Hoti dhe ministrin Zemaj që në përputhje me mandatin që e kanë dhe në bashkëpunim me të gjithë faktorët përgjegjës dhe kompetent të përshpejtojnë marrjen e vendimeve të menjëhershme në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve për aq kohë sa të kemi rritje të rasteve.
KMDLNj fton partitë opozitare që të bashkëpunojnë me qeverinë në përpjekje për frenim të pandemisë dhe luftën politike ta lënë për një kohë kur do t’i kthehemi normalitetit apo kur numri i të infektuarve do të jetë i menaxhueshëm.
Në gjendjen në të cilën jemi në luftë kundër pandemisë nuk mund të jetë vetëm një adresë e përgjegjësisë për përgjegjësi do të kenë të gjithë si pozita, opozita dhe qytetarët që nuk po iu përmbahen rekomandimeve të institucioneve kompetente.
Është shqetësues fakti se Prishtina thuaja në të gjitha rastet përbën 50% të të infektuarve në nivel vendi prandaj është shndërruar në vatër të infektimit dhe shpërndarjes së infektimit andaj duhet të ndërmerren masa të menjëhershme. KMDLNj pret që qeveria e Kosovës të veprojë shpejtë në ndërmarrjen e disa masave parandaluese në mënyrë që t’i shmangemi mbylljes totale”, thuhet në njoftim.
Të tjera
-
Krasniqi takohet me Gorçeviqin e Malit të Zi, dakordohen për thellim të bashkëpunimeve
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi priti në takim m...
-
Serbi: Raporti i KE-së për Kosovën shihet si gjest armiqësor
Miratimi i raportit që i hap rrugën Kosovës për anëtarësim në Këshilin e Evro...
-
Kroacia nis procedurat për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës
Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë sh...
-
Tenderi i dyshimtë 2 milionësh i Përparim Ramës për Prishtina Parking
Një tender i komunës së Prishtinës në vlerë mbi 2.5 milionë duket se ka ngjal...
-
Lajçak nga shtatori me post të ri
Përfaqësuesi i veçantë i Bashkimit Evropian për dialog Miroslav Lajçak do të ...
-
Hamza e sfidon Kurtin për t’u përballur: Kur të don, i garantoj debat të edukuar
I nominuari për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza i ka bërë ftesë kryeministr...
-
Osmani kujton mas*akrën e Belegut: Qoftë i përhershëm kujtimi për gjithë të rënët për liri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrën e Belegut në Deçan, ...
-
Ministri italian i Mbrojtjes mbërrin në Kosovë, ambasada jep detaje për agjendën e tij
Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka mbërritur në Aeroportin Ndër...
-
Kurti sot takohet me studentët romë, ashkali dhe egjiptianë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me disa nga studentët ...
-
“Tërhiqet” ushtria serbe nga Presheva
Artileri e madhe ushtarake serbe, është parë duke u larguar mbrëmë nga komuna...
-
Ministri i Mbrojtjes i Italisë vjen në Kosovë
Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, do të qëndrojë në Kosovë gjatë ...
-
Dy tërmete të njëpasnjëshme godasin Greqinë
Dy tërmete kanë goditur mëngjesin e ditës së premte Greqinë. Sipas mediave...