Lajme

KMDLNJ për vizitën e ministrit danez: Në funksion të legalizimit të dy sistemeve korrektuese brenda një shteti

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 27 September 2024

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar pas vizitës së Ministrit danez të Drejtësisë, Peter Hummelgaard.

Ky këshill tha se kjo vizitë ndodhi për të shënuar fillimin e rindërtimit të burgut në Pasjak të Gjilanit ku sipas KMDLNJ-së, dhunshëm dhe kundër vullnetit të tyre do të vendosen të dënuarit me dëbim nga Danimarka, të gjithë nga vendet e treta dhe asnjëri danez apo shtetas danez.

Për KMDLNj vizita e ministrit danez të Drejtësisë është në funksion të legalizimit të dy sistemeve korrektuese, siç thuhet në komunikatë, brenda një shteti prandaj nuk është i mirëseardhur

-Advertisement-

“KMDLNj do të përkrahë të drejtat e të burgosurve kosovarë që ato të drejta të janë të njëjta me të drejtat e të burgosurve të dëbuar dhunshëm nga Danimarka e që do të vendosen dhunshëm në burgun e Pasjakut të Gjilanit. Për KMDLNj vizita e ministrit danez të Drejtësisë është në funksion të legalizimit të dy sistemeve korrektuese brenda një shteti prandaj nuk është i mirëseardhur”, thuhet tutje në komunikatë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy