Lajme

KMDLNJ: Mosvotimi i projektkodit civil lojë politike, deputetët të përmbahen nga fjalori fyes

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 17 March 2022

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut pas debatit rreth Projektkodit Civil, ku i hapej rrugë legalizimit të bashkësive familjare të gjinive të njëjta, ka reaguar siç thotë, për fjalorin e papërmbajtur, degradues, fyes dhe përjashtues që deputetët e Kuvendit të Kosovës e përdorin kryesisht në mungesë të fakteve dhe për qëllime politike.

Sipas KMDLNJ, me rastin e diskutimeve për këtë projektkod në Kuvendin e Kosovës, “pati shprehje të papranueshme nga aspekti i të drejtave të njeriut dhe nga aspekti i mandatit të deputetit me ç’rast u fyen rëndë pjesëtarët e një komunitetit me orientim seksual ndryshe e që nuk do të duhej të tolerohej sikur që deputetët e tillë do të duhej të sanksionoheshin për këtë fjalor përjashtues, fyes, degradues, diskriminues dhe racist”.

“Mosvotimin e projektkodit civil KMDLNj-ja e konsideron më shumë si lojë politike, të pozitës dhe opozitës sepse pa asnjë dyshim ky Kod Civil do të votohet në një të ardhme të afërt, prandaj deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të tregohen shumë të kujdesshëm dhe të përmbajtur për fjalorin që e përdorin”, thuhet në reagim.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy