Lajme

KMDLNJ kërkon t’u bëhet zgjidhje nxënësve që nuk u regjistruan në shkolla

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 12 September 2018

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut e ka cilësuar si shkelje të të drejtave të njeriut mbetjen në rrugë të nxënësve që nuk kanë mundur të regjistrohen në shkollat e mesme.
Edhe pse shkollimi i mesëm dhe i lartë nuk është obligim ligjor, KMDLNJ thotë se lënia e kësaj moshe shumë të ndjeshme në rrugë dhe ndërprejrja e arsimimit të tyre është e rrezikshme dhe paraqet shkelje të drejtave të njeriut e rregulluar me dokumentet ndërkombëtare.

Nxënës dhe prindër i janë drejtuar KMDLNj –së në Prishtinë me ankesën se kanë mbetur pa u regjistruar në afatin e caktuar.

“Në sqarimin e kërkuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë ishte një përgjigje se sipas legjislacionit në fuqi shkollimi i mesëm dhe i lartë nuk është obligativ dhe se nxënësit që nuk janë regjistruar në shkollat e dëshiruara mund të regjistrohen në shkollat profesionale ku ka ende vende të lira por kjo nuk nënkupton se të gjithë nxënësit do të regjistrohen”.

-Advertisement-

“Gjithashtu, DKA në Prishtinë i ka thënë KMDLNj – së se 14 mësimdhënës kanë mbetur jashtë listës së pagave shkaku se Ministria e Financave nuk ka ndarë mjete për ta e që ndikon në efikasitetin dhe rritjen e mundësive për të pranuar nxënës të rinj”, thonë këtë këshill.

Këtë reagim publik, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut do ta dërgojë në DKA Prishtinë, MASHT, Ministri të Financave dhe zyrën e Kryeministrit të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera