Lajme

KMDLNJ kërkon hetime për ‘Aeroportin e Prishtinës’ dhe ‘Bechtel-Enkan’

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 23 May 2018

Këshilli për Mbrojtjen e të drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ)  ka kërkuar hetime për ‘Aeroportin e Prishtinës’ në rastin e ‘6 gylenistëve’ dhe ‘Bechtel-Enkan’për dy policët e aksidentuar, shkruan Infokusi.com.

Në shkresën e KMDLNJ-së thuhet se për të dyja këto raste hetimet nuk kanë shkuar deri në fund duke pamundësuar nxjerrjen e një të vërtetë në përputhje me provat dhe faktet.

Më poshtë mund të gjeni të plotë reagimin e KMDLNJ-së:

-Advertisement-

TË HETOHET AEROPORTI I PRISHTINËS PËR RASTIN E “6 GTYLENISTËVE” SIKUR EDHE BECHTEL – ENKA PËR POLICËT E AKSIDENTUAR !

Kosova, kohëve të fundit është përfshirë në një veprim thuaja ilegal me ç’rast , me kërkesë të një regjimi represiv u bë protagonist i një shkeljeje të rëndë të të drejtave të njeriut  duke i grabitur në rrugë, në shtëpi apo vende të punës 6 shtetas turq, me lejeqëndrim të rregullt sikur edhe me leje pune në Kosovë për një kohë të gjatë. Këta shtetas turq thjesht u kidnapuan dhe , duke i shkelur të gjitha ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare që e rregullojnë strehimin – lejeqëndrimin e përkohshëm, duke ua mohuar çdo të drejtë kundërshtimi ligjor, duke mos iu lejuar takim me avokatët e as me organizatat për të drejtat e njeriut në mënyrë flagrante ua shkelën të drejtat e njeriut  duke i dorëzuar te autoritetet turke dhe në këtë mënyrë u rreshtuan në anën e një regjimi represiv që nuk i respekton as minimalisht kushtet për një gjykim të drejtë, të pavarur dhe të paanshëm. Me këtë veprim Kosova u bë aleate e një krahu që po e luftojnë njeri – tjetrin ( krahut të Erdoganit) e që nuk i ka takuar shkaku se është dashur ta ruaj neutralitetin. Tash, edhe zyrtarisht po del se një aviokompani turke , duke falsifikuar dukomentet ka siguruar një leje nga autoritetet kosovare , kinse për një fluturimn komercial duke u bërë kështu një hallkë e një zingjiri kriminal që ka filluar në Turqi dhe e ka shfrytëzuar aeroportin e Prishtinës për një veprim kriminal, transportimin e 6 qytetarëve turq të kidnapuar nga autoritetet kosovare, të cilat, me këtë veprim shkelen në mënyrë brutale të drejtat e njeriut sikur që i lejuan një shteti tjetër të shkelë në mënyrë flagrante sovranitetin e Kosovës, dhe integritetin territorial të saj. Meqë bëhet fjalë për 6 shtetas turq, për shtetin turk, për aviokompaninë kriminale turke, për aeroportin e Prishtinës që i është dhënë në koncesion komapanisë  Limak – Calik ( nga Turqia) dh e e afërt në mos edhe pronare e udhëheqësve të lartë të shtetit turk, atëherë nuk mjafton shqiptimi i dënimit qoftë edhe prej 1 milion eurosh për aviokompanin kriminale turke, dënimin eventual të  cilën e paguan vet shteti turk dhe për këtë bashkëpjesëmarrje  në këtë krim kundër lirisë dhe të drejtave të njeriut do të shpërblehet shumë nga Turqia, por duhet të zhvillohen hetimet ndaj drejtueseve ( turq ) të aeroportit të Prishtinës dhe në rast se sigurohen prova për përfshirjen e tyre në këtë krim dhe shkelje të rëndë të drejtave të njeriut, koncensionarit të aeroportit Limak – Celik duhet t’i merret leja e punës shkaku se , nëse sigurohen faktet, është përfshirë në aktivitet kriminal. Kosova për këtë bashkëpunim në aktivitet kriminal kundër të drejtave të njeriut do ta paguajë faturën e përgjegjësisë në të ardhmen ndonëse ka përpjekje nga disa segmente të shtetit që kanë përgjegjësi konkrete ta minimizojnë këtë çështje. Detyrimi për dorëheqje i Flamur Sefaj, ish- ministër për Punë të Brendshme dhe Driton Gashi, ish shef i AKI – së, që janë përdorur si “ kokë turku” është i pamjaftueshëm dhe përpjekje për të shpëtuar “kokat e mëdha”.

Pas raporteve të obdukcionit dhe pas hetimit të Prokurorisë për vdekjen e dy policëve të Kosovës në lumin Lepenc, KMDLNj kërkon të intensifikohen hetimet kundër Bechtel – Enka për përgjegjësi eventuale aq më përë që ditë më parë është përsëritur aksidenti në të njejtin vend, fatmirësisht , pa viktima në njerëz. Sipas raportit të Policisë dhe Prokurorisë së Shtetit, automjeti i policëve të aksidentuar  teknikisht ka qenë në rregull kurse shpejtësia ka qenë 30 – 35 km/h. Realisht , në një terren ku nuk ka akull apo që është i rrëshqitshëm për shkaqe tjera me një automjet teknikisht në rregull,  frenimi nuk paraqet problem.

Mospasja e sinjaleve dhe ndriçimit në rrugë ku bëhen punët dhe e cila ngushtohet e që është përgjegjësi e kompanisë që i ka kryer punët mund të jetë shkaktar për humbje të jetës së dy policëve dhe këto, pas një hetimi duhet të kërkohet përgjegjësia eventuale e Bechtel – Enka e cila, me pëlqimin e poltikanëve të korruptuar kosovarë ka bërë krim të pashembullt ndaj mjedisit në Luginën e lumit Lepenc duke e degraduar dhe shkatërruar pakthyeshëm sistemin ekologjik të kësaj pjese të Kosovës. Për KMDLNj – në është shqetësues fakti se nuk ka pas reagim të fuçishëm qytetar kundër kësaj masakre mjedisore që e ka bërë Bechtel – Enka sikur që edhe rasti i 6 gylenistëve të kidnapuar dhe të dorëzuar kundërligjshëm në duar të Erdoganit disi po harrohet e sidomos humbja e jetëve të policëve të Kosovës në një rrugë të shkatërruar, të pandriçuar dhe pa mjete mbrojtëse anësore.

Këto dy raste, nga aspekti i të drejtave të njeriut për KMDLNj – në mbesin të hapura shkaku se nuk ka përgjegjësi në përputhje me dëmet që janë bërë dhe se ka munguar dhe mungon vullneti t’i shkohet deri në fund hetimeve pas së cilave do të kishim një të vërtetë,  në përputhje me faktet dhe provat e siguruara. /INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera