Lajme

KMDLNJ kërkon hetim lidhur me arrestimin e Gjuriqit

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 27 March 2018

Këshilli për Mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut ka kërkuar hetim për intervenimin e policisë së Kosovës gjatë arrestimit të Marko Gjuriqit gjatë ditës së djeshm

KMDLNj teksa e ka vlerësuar veprim profesional atë të policisë së Kosovës, ka shtuar se paraqitja e arrestimit të tij në media ka qenë i panevojshëm dhe poshtërues ndaj tij.

Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Gjuriq u arrestua dhe pastaj u deportua për në Serbi, pasi kishte hyrje ilegalisht në territorin e Kosovës.

-Advertisement-

“KMDLNj kërkon hetim për këtë lëshim profesional që nuk është dashur të ndodhë. Intervenimin policor gjatë arrestimit të Marko Gjuriqit, KMDLNj e vlerëson si shumë profesional ndërkaq ekspozimin e panevojshëm para medieve dhe qytetarëve e sheh si folklorizëm politik dhe i ndikuar nga politika”, thuhet në një pjesë të njoftimit dërguar mediave.

Reagimi i plotë i KMDLNJ:

Për shkak të kalimit ilegal të kufirit , shefi i zyrës së Serbisë për Kosovën Marko Gjuriq u arrestua nga Policia e Kosovës për t’u sjellur në Prishtinë në një blic-qëndrim pas së cilës u deportua në Serbi përmes pikës kufitare Merdare.

Arrestimi i Marko Gjuriqit ishte një veprim shumë profesioanl i Policisë së Kosovës dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare te vendeve me një demokraci të zhvilluar ku respektimi i të drejtave të njeriut është vlerë themelore dhe universale e demokracisë. Pasi i arrestuari Marko Gjuriq është transferuar në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë, monitorues të KMDLNj-së kanë qenë në Qendrën e Ndalimit me ç’rast  Policia e Kosovës ka qenë shumë bashkëpunuese me KMDLNj , duke mos e penguar në asnjë veprim dhe duke siguruar qasje të lirë në këtë qendër.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, mbështetur në mandatin që e ka dhe në bazë të marrëveshjeve të nënshkruara me Ministrinë për Punë të Brendshme përkatësisht me Policinë e Kosovës e bënë monitorimin e Qendrave të Ndalimit që janë nën përgjegjësi të MPB- Policisë së Kosovës si dhe Qendrave të Paraburgimit dhe Shtëpive Korrektuese  që janë në përgjegjësin e  Sherbimit Korrektues të Kosovës dhe Ministrisë së Drejtësisë.

KMDLNj, për shkak të qëndrimit disa minutësh të Marko Gjuriqit në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë nuk ka pasur mundësi ta intervistojë të ndaluarin për t’u vërtetuar nëse ndaj tij janë bërë shkelje të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera