KMDLNj i reagon ambasadorit gjerman për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës: Nuk duhet të lihet që të rrënohet për shkak të një të kaluare
Autori: Gazeta inFokus
11:44 | 08 February 2022
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), ka reaguar lidhur me restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë.
KMDLNj përmes një reagimi për media ka thënë është e padrejtë dhe e papranueshme të pengohet restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë sepse sipas tyre në këtë mënyrë po mohohet një pjesë e trashëgimisë akitektonike, kulturore dhe e historisë së shqiptarëve , si pjesë e pandashme e të drejtave të njeriut.
“KMDLNj -ë i përkujton ambasadorit Rohde se vet Hitleri dhe Gjermania naziste ishte frymëzuar nga kompozitori i shquar, Richard Wagner sikur që edhe uniformën e ushtrisë naziste e kishte dizajnuar stilisti Hugo Boss, emër i shquar në botën e modës. A duhet tani ta ndalojmë muzikën e Wagnerit dhe ta ndalojmë gjithashtu veprimtarinë e Hugo Boss-it për shkak të një të kaluare që e kanë pasur”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë i tyre:
Pasi filloi restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës të cilën Ministria e Kulturës e konsideron si një prej objekteve më të veçanta në Mitrovicë dhe vlerë e trashëgimisë kulturore të Kosovës dhe popullit shqiptarë pati reagime të mediave të Sërbisë se: ”në Kosovë po ndërtohet shtëpia e Hitlerit” duke e ndërlidhur Xhafer Devën me krime ndaj serbëve dhe hebrenjve në kohën kur në Serbi ishin vrarë apo internuar të gjithë hebrenjtë që jetonin atëhere në Serbi. Ishte i njohur kampi famkeq i Beogradit ku ishin internuar hebrenjtë të cilët , ose vriteshin aty ose transportoheshin me “trenat e vdekjes” në kampet e përqëndrimit në Austri, Gjermani dhe Poloni. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde është shprehur i shqetësuar lidhur me fillimin e restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës duke deklaruar se : “Kjo është kultura e kujtesës në mënyrë të gabuar…”.
Veton Surroi , gjithashtu e kundërshtoi restaurimin e shtëpisë përmes postimit që e diskrediton Xhafer Devën në një folografik të vitit 1941 ku Deva është së bashku me një oficer gjerman dhe Kosta Peçanac një vojvodë çetnik. Xhafer Deva sulmohet nga kundërshtarët e proveniencës komuniste apo sllavokumuniste si bashkëpunëtor i nazizmit ndërsa nga një pjesë jo e vogël e shqiptarëve ai konsiderohet si patriot që ka luftuar për çlirimin dhe bashkimin e shqiptarëve duke e udhëhequr Lidhjen e Tretë të Prizrenit. Pas luftës , me ndihmën dhe përkrahjen pikërisht të lobit hebre dhe të aleatëve amerikanë u vendosë në Palo Alto në Kaliforni, SHBA ku u sistemua si administrator në Universitetin me renome botërore të Stanfordit. Është e padrejtë dhe e papranueshme të pengohet restaurimi i shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë sepse, në këtë mënyrë po mohohet një pjesë e trashëgimisë akitektonike, kulturore dhe e historisë së shqiptarëve , si pjesë e pandashme e të drejtave të njeriut. Shtëpia e Xhafer Devës nuk duhet të lihet që të rrënohet për shkak të rolit të tij gjatë luftës së dytë botërore.
Krimet më të mëdha në Serbi kundër hebrenjëve janë bërë (gjatë luftës së dytë botërore) nga Peshkopi Juraj Vetimiroviq i cili në emër të kishës ortodokse serbe i ka bekuar këto krime. Duhet të respektohet diversiteti politik duke pranuar të drejtën e refuzimit të një ideologjie që ka qenë e dëmshme për një popull; për dikend komunizmi në Jugosllavi ka qenë zgjidhje ideale sepse kanë përfituar me gjenerata. Ndërkaq shumica e shqiptarëve në Kosovë e kanë konsideruar si ideologji antikombëtare që ka vrarë, arrestuar dhe dënuar qindra mijëra patriotë shqiptarë, që nga koha para luftës së dytë botërore e deri në vitin 1999 kur Kosova e përjetoi çlirimin.
Ndërkaq, KMDLNj -ë i përkujton ambasadorit Rohde se vet Hitleri dhe Gjermania naziste ishte frymëzuar nga kompozitori i shquar, Richard Wagner sikur që edhe uniformën e ushtrisë naziste e kishte dizajnuar stilisti Hugo Boss, emër i shquar në botën e modës. A duhet tani ta ndalojmë muzikën e Wagnerit dhe ta ndalojmë gjithashtu veprimtarinë e Hugo Boss-it për shkak të një të kaluare që e kanë pasur?!
Apo duhet të ndalojmë edhe librat e Gynter Grass-it, gjithashtu për shkak të kaluarës së tij? Le të përgjigjet ambasadori Rohde para se të kundërshtojë restaurimin e shtëpisë muzeale të stilit Barok të Xhfer Devës në Mitrovicë.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...


































