KMDLNJ: E papërgjegjshme ndërprerja e ngrohjes nga “Termokosi”, shtrenjtimi i rrymës i papranueshëm
Autori: Gazeta inFokus
12:51 | 15 December 2021
Këshilli për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar pas ndërprerjes së ngrohjes për qytetarët e Prishtinës nga “Termokosi”, duke e vlerësuar si një veprim të papërgjegjshëm dhe të dënueshëm. KMDLNj kundërshton edhe paralajmërimin e ngritjes së çmimit të rrymës prej 7%, duke e konsideruar si goditje të qytetarëve të varfëruar.
Në reagimin e KMDLNJ thuhet se “më 15.12.2021, përjashtuar QKUK-në, i tërë qyteti i Prishtinës ka mbetur pa furnizim me ngrohje nga ‘Termokos’ me arsyetim se Ngrohtorja e Qytetit nuk po ka mundësi të furnizohet me avull nga KEK-u në kohën kur temperaturat janë shumë të ulëta, kur ka reduktime të mëdha të energjisë elektrike (deri në 13 orë brenda 24 orëve), kur drutë janë shtrenjtuar shumë, kurse thëngjilli nuk rekomandohet shkaku se e ndotë shumë ajrin”.
“T’i lëshë qytetarët pa furnizim me ngrohje edhe në kohën kur ngrohja e shpenzuar faturohet thuaja 100% përveç që është papërgjegjësi e pafalshme, rrezikon seriozisht shëndetin e qytetarëve, si njëra ndër të drejtat elementare të njeriut, pamundëson kryerjen e punëve efektive për të punësuarit dhe vë në pikëpyetje funksionimin e institucioneve arsimore , që nga ai parashkollor e deri te ai universitar. Ndërprerja e furnizimit me ngrohje e rrit në mënyrë drastike shpenzimin e rrymës në kohën kur Kosova në përgjithësi, e Prishtina në veçanti , po përballen me mungesë të madhe të rrymës duke e vështirësuar gjendjen edhe më shumë”, thuhet në reagimin e KMDLNJ.
Më tej në reagim thuhet se thirrja publike e Qeverisë së Kosovës të kursehet rryma e humb kuptimin për shkak të mosfurnizimit me ngrohje e që e bënë të domosdoshëm përdorimin e rrymës për të siguruar ngrohje.
“KEDS-i për çdo ditë paralajmëron se cilat lokacione do të shkyçen nga rrjeti i furnizimit me rrymë me arsyetim se po punohet në rrjet apo në trafo. Çuditërisht, të gjitha këto shkyçje zgjasin 13 orë, e që lë për të dyshuar se shkyçjet janë të qëllimta (për të kursyer rrymë dhe për të mos blerë me çmime të kripura që janë sot në tregun botëror), duke e rrezikuar seriozisht shëndetin e qytetarëve të Kosovës. Shkyçja nga furnizimi me ngrohje e sidomos me rrymë prodhon efekt zinxhirore, duke e rrezikuar edhe funksionimin e institucioneve publike dhe private, ekonomisë dhe segmenteve të tjera të shoqërisë”.
KMDLNj fton Qeverinë e Kosovës të merr masa të menjëhershme për stabilizim të furnizimit me ngrohje dhe rrymë në të kundërtën po krijohen kushte dhe masa kritike të shprehjes së pakënaqësisë sociale të qytetarëve përmes protestave masive, mospagesës së faturave pa iu kompensuar dëmet që iu shkaktohen në biznes dhe ekonomi familjare si dhe formave tjera të kundërshtimit.
Paralajmërimin e ngritjes së çmimit të rrymës prej 7% KMDLNj e kundërshton duke e konsideruar si goditje të qytetarëve të varfëruar dhe të cilët edhe deri më tani, me vështirësi dhe sakrifica i kanë paguar faturat e rrymës.
“KMDLNj kërkon nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht të vendosë sistemin e faturimit për rrymën e shpenzuar në komunat veriore të Kosovës duke e ndërprerë diskriminimin në baza etnike të konsumatorëve; serbët qe 22 vite nuk paguajnë rrymë dhe shërbime tjera, ndërkaq shqiptarët dhe qytetarët e komuniteteve jo serbe, pavarësisht gjendjes ekonomike që e kanë edhe me përmbarues detyrohen t’i paguajnë faturat”, thuhet në reagim.

T� tjera
-
Hong Kongu rrit parashikimin e rritjes së PBB-së për vitin 2026 në 4,8 për qind
Hong Kongu e ka rritur parashikimin e rritjes së PBB-së reale për vitin 2026 ...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
































