KMDLNj dënon gjuhën fyese dhe të urrejtjes ndaj deputetes Ganimete Musliu
Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 04 March 2023
Pas një diskutimi të deputetes Ganimete Musliu në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, filloi një fushatë kundër saj duke e fyer me fjalët më të rënda si njeri, femër dhe deputete në njërën anë dhe ndaj votuesve të deputetes Musliu, në anën tjetër.
Kështu thotë Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) përmes një reagimi dërguar mediave.
KMDLNj thotë se ky fjalor ndaj deputetes Musliu nuk është se po përdoret për herë të parë dhe, në mungesë të sanksionimit të fyerjeve që kanë edhe përmbajtje dhe porosi raciste, fyerjet vetëm sa po shtohen.
“Liria e fjalës dhe e shprehjes, si të drejta elementare të njeriut nuk nënkuptojnë liri të pakufishme apo mundësi që ato të keqpërdoren për t’i fyer të tjerët në kundërshtim jo vetëm me këto të drejta por edhe me standardet morale minimale. KMDLNj befasohet dhe shqetësohet për mosreagim ndaj këtyre fyerjeve që po përsëriten, si nga institucionet ashtu edhe nga opinioni. KMDLNj ka besuar se ndaj këtyre fyerjeve, pavarësisht ndaj kujt, moshës dhe gjinisë, besimit fetar, bindjeve politike apo statusit shoqëror, Policia e Kosovës është dashur dhe duhet të reagojë sipas detyrës zyrtare aq më parë që fyerjet janë publike, lehtësisht të identifikueshme sikur që Policia e Kosovës përkatësisht njësia për krime kibernetike ka kapacitet profesional ta bëjë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme”, thotë Këshilli në këtë reagim.
Fjalori i urrejtjes apo dhuna verbale, sipas KMDLNj-së, është paralajmërim i sigurt edhe për një dhunë fizike.
KMDLNj thotë se e dënon këtë fjalor fyes, denigrues, përjashtues dhe racist, në rastin konkret ndaj deputetes Ganimete Musliu dhe votuesve të saj dhe kërkon një distancim të qartë dhe të vendosur ndaj dhunuesve të të drejtave të njeriut që po keqpërdorin rrjetet sociale për linçim publik të zonjës Musliu dhe votuesve të saj përmes fyerjeve që janë krejtësisht e kundërta e asaj që parashohin liria e fjalës dhe e shprehjes, si të drejta të njeriut dhe vlera demokratike.
KMDLNj thotë se fuqishëm mbron lirinë e fjalës dhe të shprehjes kur janë në përputhje me këto vlera duke u solidarizuar me deputeten Musliu, në mbrojtje të drejtave të saj të cilat në këtë rast janë shkelur rëndë nga dhunuesit e të drejtave të njeriut.
“Në emër të këtyre të drejtave, KMDLNj i kërkon falje deputetes Musliu, votuesve të saj dhe të gjithë atyre që përballen me situata të ngjashme”, u tha në reagimin e KMDLNj-së.
Të tjera
-
Dakaj: Ramush Haradinaj për tre ditë zhvillojë takime në SHBA më shumë se Albin Kurti e Donika Gervalla për 4 vite
I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar ta...
-
Jeta Rafuna në Prishtinë: Të punojmë fortë për fitoren tonë të madhe me 9 shkurt
Kandidatja me numrin 45 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jeta Raf...
-
Kolgeci: Atmosfera e festës së madhe të 9 shkurtit sonte filloi edhe në Malishevë
Kandidati për deputet nga LDK, Selman Kolgeci, ka ndarë pamje nga tubimi në M...
-
Limanaj: Malisheva e mobilizuar për fitoren e LDK-së
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arbe...
-
Dervishaj: Edhe Tërsteniku i Drenasit, meriton me kanë 77 herë më mirë
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj ka v...
-
Haradinaj në Irzniq: Krenar me këta bashkëvendas që asnjëherë nuk ju ndanë idealit të Kosovës
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Bedri Hamza nga Barileva: Në çdo fshat dhe lagje të Prishtinës, mesazhi është i qartë: Ma mirë!
Bedri Hamza e ka mbyllur ditën e sotme me nj tubim në Barilevë të Prishtinës....
-
Dervishaj: Bashkë Kosovën do ta bëjmë 77 herë ma mirë
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj ka p...
-
Hamza kërkon vota në Kamenicë, premton autostradë nga Gjilani deri te Dheu i Bardhë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza mbajti tubim me qytetarët e ...
-
Zotimi në Mitrovicë: Haradinaj premton rindërtimin e Xhamisë së Ibrit
AAK me partnerët e koalicionit, sot mbajti tubim me qytetarët e Mitrovicës. ...
-
“Na nuk merrmi me zanin e tij tmerrues, po merrmi me programin tonë”- Mërgim Lushtaku kritikon qasjen e ashpërt të Albin Kurtit
Në emisionin “Podcast me Shkëlzen Dakaj“, ku i ftuar ishte kandid...
-
Bedri Hamza: Kamenicën do ta lidhim me autostradë, Kamenica mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me qyt...