Sport

Klubi shqiptar përfundon testimet për koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 14 July 2020

Skuadra e FC Shkupit në vigjilje të ngritjes së formës, tani më po bënë përgatitjet e fundit para se të enjten të niset për në Ohër, ku do të zhvillohet faza kryesore e përgatitjeve verore si dhe do të luhen disa ndeshje kontrolluese.

Por para se të ndodhë kjo, skuadra sot ka kryer testimet për COVID-19, ku ekipi i klinikës “Zhan Mitrev”, ishte në objektet e FC Shkupit dhe ka marrë mostrat e të gjithë futbollistëve dhe stafit, ndërsa rezultatet e testimeve do të jenë gati brenda 24 orëve.

Kujtojmë se FC Shkupi tani më ka planifikuar fazën përgatitore në Ohër nga 16 korriku deri më 1 gusht, ndërsa janë planifikuar edhe katër ndeshje kontrolluese.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera