Lajme

Klubi i Prodhuesve të Kosovës reagon kundër gjuhës denigruese të Safet Gërxhaliut

Autori: Gazeta inFokus 18:36 | 19 April 2018

Përmes një komunikate për media Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka reaguar kundër gjuhës denigruese të përdorur gjatë emisionit të djeshëm të Info Magazinës në Klan Kosova, nga kryetari i Odës Ekonomike Safet Gërxhaliu.

Nga kjo shoqatë kanë deklaruar se gjuha e tillë nuk duhet të jetë pjesë e diskursit të përditshëm andaj edhe kundërshtojnë shprehjet e tilla.

“Klubi i Prodhuesve të Kosovës shpreh respektin më të madh për Odën Ekonomike të Kosovës si institucion, mirëpo kërkon nga ajo që të distancohet nga deklaratat e pamatura të kryetarit tashmë në ikje.

-Advertisement-

Klubi është i gatshëm që gjithmonë të jetë pjesë e debateve të cilat janë konstruktive, transmetojnë vlera demokratike e etike dhe adresojnë çështje që janë me interes për zhvillimin ekonomik të vendit” thuhet në komunikatë.

Gjatë debatit të djeshëm Astrit Panxha nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe Safet Gërxhaliu nuk kursyen fjalët për njëri tjetrin. Ky i fundit duke iu drejtuar Panxhës, ka thënë se “Laviret e kanë vendin nëpër shtëpi publike dhe jo nëpër debate”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera