Klubi i Prodhuesve reagon ndaj Qeverisë për produktet e Bosnjës
Autori: Gazeta inFokus
10:16 | 27 July 2018
Klubi i Prodhuesve të Kosovës përmes një komunikate për media ka reaguar kundër veprimit të Qeverisë në lidhje me vendimet për ndërmarrjen e masave të përkohshme mbrojtëse ndaj produkteve të importuara në Kosovë nga shtetet fqinje, vendime të cilat ky klub i quan kundërthënëse.
“KPK ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për marrjen e masave të përkohshme mbrojtëse ndaj produkteve të qumështit nga Bosnja dhe Hercegovina, por cilëson se mos zbatimi i këtij vendimi për tre muaj, në pritje të sqarimit brenda Qeverisë së Republikës së Kosovës- përkundër ekzistimit të praktikave të mëhershme, ka qenë i dëmshëm për prodhuesit vendorë. KPK gjithashtu shpreh shqetësimin me vendimin për tërheqjen e masave mbrojtëse të përkohshme ndaj shumë produkteve të pemëve dhe perimeve ndaj vendeve fqinje disa ditë pas marrjes së vendimit për aplikimin e këtyre masave. Vazhdimi i këtyre masave për vetëm shtatë produkte përbënë një mbrojtje minimale për prodhuesit vendorë të cilët po pësojnë dëme të pariparueshme. KPK cilëson se vonimi apo anulimi i vendimeve nuk e ndihmon zhvillimin ekonomik të Kosovës. Këto veprime nuk tregojnë seriozitet karshi kontributit tà « prodhuesve vendorë dhe përpjekjes së vazhdueshme për arritjen e bilancit tregtar në vend”, thuhet në njoftim.
KPK i bën apel Qeverisë që çështje të tilla ekonomike t’i adresojë me seriozitet dhe që vendimet për masat mbrojtëse të përkohshme të mos ndryshohen apo anulohen.
Sipas tyre, krahas detyrës së Qeverisë për krijimin e vendeve të reja të punës qëndron edhe detyra e mirëmbajtjes dhe mbrojtjes së vendeve ekzistuese të punës të cilat vihen vazhdimisht në rrezik të shuarjes.

T� tjera
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...

































