Lajme

Klubi i Prodhuesve reagon ndaj Qeverisë për produktet e Bosnjës

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 27 July 2018

Klubi i Prodhuesve të Kosovës përmes një komunikate për media ka reaguar kundër veprimit të Qeverisë në lidhje me vendimet për ndërmarrjen e masave të përkohshme mbrojtëse ndaj produkteve të importuara në Kosovë nga shtetet fqinje, vendime të cilat ky klub i quan kundërthënëse.

“KPK ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për marrjen e masave të përkohshme mbrojtëse ndaj produkteve të qumështit nga Bosnja dhe Hercegovina, por cilëson se mos zbatimi i këtij vendimi për tre muaj, në pritje të sqarimit brenda Qeverisë së Republikës së Kosovës- përkundër ekzistimit të praktikave të mëhershme, ka qenë i dëmshëm për prodhuesit vendorë.   KPK gjithashtu shpreh shqetësimin me vendimin për tërheqjen e masave mbrojtëse të përkohshme ndaj shumë produkteve të pemëve dhe perimeve ndaj vendeve fqinje disa ditë pas marrjes së vendimit për aplikimin e këtyre masave. Vazhdimi i këtyre masave për vetëm shtatë produkte përbënë një mbrojtje minimale për prodhuesit vendorë të cilët po pësojnë dëme të pariparueshme. KPK cilëson se vonimi apo anulimi i vendimeve nuk e ndihmon zhvillimin ekonomik të Kosovës. Këto veprime nuk tregojnë seriozitet karshi kontributit tà « prodhuesve vendorë dhe përpjekjes së vazhdueshme për arritjen e bilancit tregtar në vend”, thuhet në njoftim.

KPK i bën apel Qeverisë që çështje të tilla ekonomike t’i adresojë me seriozitet dhe që vendimet për masat mbrojtëse të përkohshme të mos ndryshohen apo anulohen.

-Advertisement-

Sipas tyre, krahas detyrës së Qeverisë për krijimin e vendeve të reja të punës qëndron edhe detyra e mirëmbajtjes dhe mbrojtjes së vendeve ekzistuese të punës të cilat vihen vazhdimisht në rrezik të shuarjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera