Lajme

Klubi prodhuesve mbështet heqjen e taksës 100 %

Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 28 February 2020

Vendimi i Qeverisë për të larguar taksën 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës po përkrahet nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur, kryetari i këtij Klubi, Bashkim Osmani përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, shkruan Gazeta inFokus.

“Klubi i Prodhuesve të Kosovës e përkrah vendimin e Qeverisë për largimin e tarifës 100% për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Ne si Klub jemi prapa çdo vendimi i cili do të mbronte dhe avanconte interesat shtetëror të Kosovës”, ka shkruar Osmani.

-Advertisement-

Osmani ka thënë se shpreson që largimi i tarifës 100% do të vlerësohet si shenjë e vullnetit të mirë dhe gatishmërisë për fillimin e zgjidhjeve të mosmarrëveshjeve ekonomike, tregtare dhe politike me Serbinë.

“Gjithashtu shpresojmë që kjo masë do rezultojë në eliminimin e të gjithave barrierave tregtare si ato tarifore dhe jo tarifore, po ashtu të krijojë mundësinë që përfundimisht të krijohen marrëdhënie për tregti të lirë me Serbinë e cila mbështetet në parime të ndërsjella. Ne mendojm si Klub i Prodhuesve te Ksoves mendon qe Qeveria jone duhet t jete ne koordinim te plot me SHBA dhe me BE”, ka përfunduar ai./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera