Sport

Klubi nga Shqipëria nënshkruan me 4 kosovar

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 01 August 2018

E mbani mend Besën e suksesshme të Nexhat Bizhdilit, vite më parë? Prej saj dilnin emra si Bernard Berisha e Fejzullahi, sa për të përmendur ndonjë emër, sepse Bizhdili nuk dihet si, por në Kosovë zbulonte xhevahirë.

Tani Besa e Bizhdilit kthehet të eksplorojë Kosovën dhe duket se e ka marrë shumë seriozisht. Klubi kavajas ka prezantuar 4 futbollistë njëherësh këtë të martë, të gjithë nga Kosova, të gjithë me kontrata 5-vjeçare në Korçë.

Njëri prej tyre është Ardit Berisha, sulmues 19-vjeçar i të rinjve të Skënderbeut, i cili ka lindur në Mainc të Gjermanisë dhe tashmë do të jetë një investim madhor për Besën.

-Advertisement-

Ndërkaq, tre të tjerët janë të gjithë mbrojtës: Ardian Shaljani, 18 vjeç, ka qenë pjesë e 2 Korrikut në Kosovë, luan si qendërmbrojtës.

Arianit Krasniqi, 18 vjeç, ka qene pjesë e Trepçës ’89 dhe luan në të dy krahët e mbrojtjes. Ai e kishte arritur që në qershor marrëveshjen me Besën.

Adonis Zeqiri, gjithashtu 18 vjeç, është mbrojtës i majtë dhe ka luajtur te KEK. Edhe Zeqiri është që në qershor pjesë e Besës, pavarësisht se vonoi zyrtarizimi dhe prezantimi.

Duke parë që të gjithë kanë firmosur për 5 vite, duke qartë që Besa nuk bën më plane afatshkurtra dhe thjesht për mbijetesë në futboll.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera