Sport

Klubi nga Serie A kërkon Ajetin (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 06 June 2017

kuadra e Bolognas ka shfaqur interesim për mbrojtësin e Kombëtares, Arlind Ajetin

Arlind Ajeti pritet të largohet nga Torino gjatë kësaj vare pasi ka dështuar të zërë vend në formacionin e trajnerit serb, Sinisa Mihajlivic.

Sipas Corriere Dello Sport, ish mbrojtësi i Baselit dhe Frosinones karrierën mund ta vazhdoj te Bologna.

Sipas Corriere Dello Sport, pavarësisht faktit se Ajeti nuk ka mundur ta bindë trajnerin Sinisa Mihajloviç për vendin e titullarit te Torino, nga Bolonja shihet si futbollist i perspektivës.

-Advertisement-

Mosha e re, por edhe fakti që është pjesë e Serisë A prej dy sezonesh, kanë bindur skuadrën kuqeblu që të kërkojë Ajetin.

Bologna mund të bëhet streha e disa futbollistëve të Kombëtares shqiptare për sezonin e ardhshëm, pasi kjo skuadër prej disa kohësh interesohet edhe për Ledian Memushajn, i cili pritet të largohet nga Pescara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera