Sport

Klubi nga Liga e Parë dhe trajneri i njohur i ndajnë rrugët

Autori: Gazeta inFokus 18:27 | 19 October 2019

Sadat Pajazi dhe Vëllaznimi nga Gjakova i kanë ndarë rrugët, shkruan Gazeta inFokus.

Lajmin për ndarjen e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit të Vëllaznimit.

“Kur pranova postin e trajnerit të ekipit të Vëllaznimit, ekip me shumë histori, erdha me shumë vullnet që të bëjmë klub stabil i cili do qëndrojë gjatë në Superligë dhe të jetë gjithmonë pretendent për titull ashtu sikur ka qenë në kohë të mira, por hasëm në shumë vështërsi”, tha Pajaziti.

-Advertisement-

“Sapo filluam kampionatin patëm bojkot dy javë pastaj shumë lojtarë na ikën sapo filloj kampionati, unë qëndrova vetëm sepse hasa në shumë dashuri për klubin, kudo që shkoja në qytet, bisedoja me njerëz të cilët tregonin për klubin me shumë dashuri për ç’do ndeshje, me njerëz që edhe në stërvitje vinin edhe na ndjekin nga afër, kjo më bëri që mos ta lë klubin por të mundohemi dhe të nxjerrim maksimumin, gjë të cilën nuk e arritëm”, shtoi tekniku nga Kosova Lindore.

“Unë dua ti falënderoj bashkpuntorët e mi, gjithë lojtaret dhe ju uroj suksese edhe shpresoj që sa më shpejtë të ofrohen njerëz të cilët e ndihmojnë klubin të kthehet aty ku e ka vendin sepse e meritojnë qytetarët e Gjakovës, edhe Superliga pa Vëllaznimin është e mangët pa ata tifozë të cilët japin gjithçka për klubin e tyre”, përfundoi Pajaziti për faqen zyrtare të klubit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera