Sport

Klubi i Werder Bremenit ka një njoftim të rëndësishëm për Milot Rashicën

Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 15 October 2020

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, e ka kaluar me sukses lëndimin që e pësoi në ndeshjen e muajit shtator ndërmjet Moldavisë dhe Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Rashica për shkak të lëndimit nuk ishte i gatshëm për sfidat e muajit tetor që kombëtarja e Kosovës i zhvilloj kundër Maqedonisë Veriore, Sllovenisë dhe Greqisë.

24 vjeçari nuk arriti të grumbullohej me ekipin kombëtar, duke ngjallur kështu reagim tek tifozët ‘dardan’.

Por, sipas një njoftimi që klubi gjerman Werder Bremen ka lëshuar në twitter, Rashica pritet të jetë i gatshëm për sfidën e të shtunës, ku Werderi do të jetë mysafir i Freiburgut.

Vushtrriasi nuk ishte i përgatitur fizikisht për Kosovën, por si duket me Werderin nuk e ka këtë problem pasi pritet të luaj qysh të dielën./Gazeta inFokus/

Të tjera