Lajme

Klubi i Prodhuesve kërkon zbatimin e menjëhershëm të pakos së rimëkëmbjes

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 12 October 2020

Klubi i Prodhuesve që ishte përballur me sfida të mëdha gjatë kohës së pandemisë kërkojnë zbatimin e menjëhershëm të pakos së rimëkëmbjes, shkruan Gazeta Infokus.

Në  një komunikatë për media kanë  bërë të ditur se janë përshëndetur me miratimin e pakos të rimëkëmbjes ekonomike.

Miratimi i këtij projektligji është pritur me padurim nga Klubi i Prodhuesve pasi që sipas tyre bizneset janë në vështirësi të madhe financiare.

-Advertisement-

“Klubi i Prodhuesve përshëndet votimin nga deputetët e Republikës së Kosovës, për miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike nga pandemia COVID-19. Miratimi i këtij projektligj është pritur me padurim nga sektori privat, pasi që shumë biznese janë në vështirësi të mëdha financiare”, thuhet në komunikatën për media.

Ky klub kërkon zbatimin e menjëhershëm të pakos së rimëkëmbjes ekonomike, duke përfshirë tërë sektorin privat.

“Klubi i Prodhuesve të Kosovës kërkon implementimin e menjëhershëm të pakos të rimëkëmbjes ekonomike, dhe përfshirjen e tërë sektorit privat në përgatitjen dhe implementimin e masave që do të dalin nga ky ligj.  Sektor ky i cili është duke u përballur me sfida të jashtëzakonshme  gjatë kohës së pandemisë” thuhet në komunikatë. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera